• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Dorëhiqem si President nëse i shërben zgjidhjes së krizës, zgjedhjet pa opozitën hap pas

by Java News
11/05/2017 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta deklaroi në TOP STORY se është gati të dorëhiqet nga posti i Presidentit nëse kjo i shërben zgjidhjes së krizës politike. Meta deklaroi se mbatja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap pas, pavarësisht se çfarë thonë në Bruksel.

“Jap dorëheqjen nëse duhet posti i presidentit për të gjetur një zgjidhje për krizën politike. Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një akt i madh pas për Shqipërinë dhe të gjithë pavarësisht se ka më shumë faj opozita apo jo. Nuk ka rëndësi se cfarë thonë në Bruksel, por do rrezikojmë kredencialet demokratike dhe rrugën e integrimit në BE. Unë kam patur kanale komunikimi me opozitën, dhe kam akoma. Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap shumë i madh mbrapa për Shqipërinë dhe të gjithë, pavarësisht nëse e ka përgjegjësinë opozita apo jo. Ky është një problem i madh për Shqipërinë. Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm kredencialet demokratike që ka krijuar deri më tani. Rruga e integrimit europian, pavarësisht se mund të jetë 100 përqind përgjegjësia e opozitës për këto që po ndodh, përsëri do të jetë një rrugë e vështirë dhe mbi të gjitha do të jetë problem paqja sociale për një konflikt që më shumë krijohet lartë, sesa ekziston poshtë mes demokratëve dhe socialistëve”, tha Meta në studion e Sokol Ballës.

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta tregoi arsyet të cilat e shtynë të ndryshonte qëndrim nga deklarata e bërë pas darkës së famshme në restorantin e peshkut me kryeministrin Rama se “LSI nuk futet në zgjedhje pa PD-në”.

“Është një nga deklaratat më të përgjegjshme të Kryesisë së LSI dhe u bë në një kohë shumë të favorshme për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ka qenë shumë e qartë që ne, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së opozitës, ne bënim të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demostrimin maksimal të saj për të krijuar klimën e nevojshme për zgjedhje. Unë nuk mund të them që zoti Rama nuk bëri përpjekjet e tij sa mund t’i bënte dhe ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Edhe sot, nëse duhet posti i Presidentit të ardhshëm, e jap dorëheqjen, s’e kam asnjë problem. Ne na duhen zgjedhjet dhe imazhi i vendit. Dje takova përfaqësuesin e një agjencie turistike që ishte shumë i shqetësuar për situatën pasi turistët po anulonin prenotimet. Kur nuk vjen një turist, po një investitor që do të investojë miliona dollarë?” tha kreu i parlamentit ende në detyrë./javanews.al/c.a

 

 

Next Post
Fier, autobusi godet nga prapa motoçikletën, 53 vjeçari shtrohet për operacion në spital

Aksident në Lezhë, motori përplas kalimtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

January 27, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

January 27, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Pse nuk eci dhe do ngecin protestat!

January 27, 2026
Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

January 27, 2026
“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

“Republika e Prokurorëve të tërhiqet, SPAK po shihet si i orientuar politikisht”, Meçe: Partitë e vogla, pa funksion dhe imazh!

January 27, 2026
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

January 27, 2026
“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!

January 27, 2026
“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

January 27, 2026
VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In