• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS’/ Klosi: Pakti PD-LSI nuk e kënaq, Bashës s’ja ka besën

by Java News
04/03/2021 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta mes mazhorancës socialiste dhe Presidentit të Republikës pritet të ashpërsohet tej mase pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi dekretimi i qeverisë së re është në dorë të Ilir Metës. Në korridoret e politikës dhe medias flitet se nëse Partia Socialiste merr më pak se 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, pritet të hapet një debat mbi partinë që duhet të mandatohet nga kreu i shtetit për të formuar qeverinë e re.

Këta zëra shprehen se presidenti Meta mund të bllokojë dekretimin e qeverisë së re nëse PS del forcë e parë, por nuk ka numrat e nevojshëm në Parlament. Të njëjtin mendim ndan edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, paralajmëroi se Meta do të bëjë gjithçka që të bllokojë formimin e qeverisë nga socialistët, ndërsa theksoi se kjo gjë do të varet nga rezultati që do të korrë Lëvizja Socialiste pr Integrim me zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë mendoj se fati i marrëveshjes që ka bërë Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit. Por mendoj se presidenti Ilir Meta duke parë rezultatin e LSI-së ka gjasa që ta pengojë formimin e qeverisë së re nga PS, në një mënyrë apo tjetër. Ndërkohë mendoj se Iliri, Lulin e ka një kafshatë, pasi përmes këtyre deklaratave që po thotë jap dorëheqjen nga presidenti në 26 prill dhe marr drejtimin e opozitës, po i dërgon atij paralajmërime, që i thotë shiko se jam edhe unë dhe do bësh si them unë. Por megjithatë, gjithçka do të varet nga vota e qytetarëve”, deklaroi ai.

Pakti PD-LSI nuk e kënaq Metën

Më tej gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi zbuloi edhe disa arsye se përse presidenti Ilir Meta është hedhur në sulm ndaj ndërkombëtareve dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas zotit Klosi, kreu i shtetit ka ashpërsuar retorikën politike, pasi i trembet lëvizjeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe sondazheve që Lëvizjen Socialiste për Integrim e nxjerrin pikiatë.

Madje, ish-kreu i SHISH theksoi se presidenti Meta është i pakënaqur me marrëveshjen e arritur mes Kryemadhit dhe Bashës. Po ashtu, zoti Klosi dënoi edhe sulmet e kreut të shtetit në adresë të ndërkombëtarëve. “Deklarata e presidentit Ilir Meta me prerje duarsh në sheshin “Skënderbej” dhe me kapjen prej veshi të amerikanëve janë deklaratat shumë të forta që në vetvete janë edhe akuza, ndaj Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve në rastin konkret SHBA-të. Nga kjo pikëpamje mendoj se këto deklarata Iliri i ka bërë për dy arsye:

“E para ka të bëjë me sondazhet që nxjerrin forcë fituese PS-në dhe në tkurrje e sipër LSI-në. Ndërsa e dyta Meta duket se nuk ia ka besën Bashës dhe përmes kësaj deklarate po i tregon edhe muskujt atij, pasi është i pakënaqur me marrëveshjen e arritur mes PD dhe LSI, por edhe sa i takon reformës në drejtësi, që e mbështesin ndërkombëtarët, PS, por edhe Basha. Presidenti Meta duhet të jetë më i kujdesshëm në deklaratat që bën”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

g.kosovari

Next Post
Ja sa është rroga në Shqipëri e një bankieri, IT apo punonjësi shëndetësor/ Sektorët më të kërkuar paguhen më pak në raport me evropianët

Ja sa është rroga në Shqipëri e një bankieri, IT apo punonjësi shëndetësor/ Sektorët më të kërkuar paguhen më pak në raport me evropianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com