• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Meta do merret i pandehur, sulmoi SHBA me shpresën tek Moska’/ Ngjela: stërvitja e NATO-s në Shqipëri e tremb

by Java News
06/05/2021 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka shprehur dje bindjen e tij se Ilir Meta do të arrestohet. Gjatë një interviste televizive Ngjela tha se, sido që të ndodhë hetimi ndaj tij nga SPAK apo nga Gjykata Kushtetuese, presidenti shumë shpjet do të merret si i pandehur.

Sipas Ngjelës, ai ka shkelur disa herë Kushtetutën me gjuhën e ashpër dhe thirrjet për destabilitet që ka bërë së fundmi. Ndërkohë avokati tha se, presidenti “mori krah” nga Moska sepse mendoi që do kishte mbështetjen e tyre kur t’i vinte dita për t’u hetuar, prandaj edhe sulmoi SHBA.

Nga ana tjetër, ai theksoi se ardhja e trupave të NATO-s për stërvitje në Shqipëri tregon që Moska nuk ka më hapësirë për të ndërhyrë në çështjet e Ballkanit, e jo më hapësirë të ndihmojë të korruptuarit në Shqipëri. Sipas avokatit, Meta e ka kuptuar këtë prandaj dhe jep deklarata të tilla ndikuar nga frika, me një fjalor që nuk i tolerohet një presidenti.

“Nuk e di sesi do të vendosin. Do hyjë SPAK në lojë, apo vetëm Gjykata Kushtetuese. Nëse Kushtetuesja provon se ka shkelur Kushtetutën është krim penal dhe ai do të merret i pandehur. Ka thyer politikën amerikane. Ai priste Moskën, tha raketa ka edhe Rusia. A e shikoni lojën ushtarake që zhvillohet këtu, është kundër Rusisë. Rusia ka futur duart me para në Ballkanin Perëndimor. A do ikin këta ushtarë derisa të sheshohen problemet? Gjenerali amerikan dha garanci të mëdha dhe nuk e fshehën faktin se ka një konkurrencë Rusi-Amerikë. Shqiptarët janë me Amerikën, nuk mund të jenë me Rusinë. Meta ka krizë psikike. Nuk është budallallëku i parë. Ai ka thënë gjithë ato budallallëqe. Si ai nuk flasin as ordinerët as ata nuk e kanë këtë gjuhë. Intelekt shumë i ulët”, tha Ngjela.

Ndërkohë i pyetur se ku gaboi presidenti Meta në lidhje me qëndrimet e tij për zgjedhjet e 25 prillit. Ngjela u përgjigj se nuk është vetëm Meta që ka bërë gabime të tilla, pas tij vijnë edhe liderët e opozitës që gjithashtu kërkuan stabilitet gjatë periudhës së fushatës.

Sipas avokatit, ndërhyrja e forcave amerikane i frenoi lëvizjet dhe projektet e tyre për të krijuar destabilitet në vend. “Gjërat janë të lidhura. Nuk është vetëm Meta. Meta është më i shthururi nga sistemi mendor. Edhe liderët e PD thanë se do bëhet revolucion. Ata e dinin se nuk i fitonin këto zgjedhje. Paralajmëruan destabilizim? Pse nuk e bënë? Sepse janë forcat amerikane”, u shpreh avokati.

g.kosovari

Next Post
Frikë nga varianti indian i COVID? Ekspertët: Shqetësues, por jo mbizotërues. OBSH s’flet për situatë alarmi

Frikë nga varianti indian i COVID? Ekspertët: Shqetësues, por jo mbizotërues. OBSH s’flet për situatë alarmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In