• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta do lërë sot qelinë për disa çaste, do paraqitet në SPAK për 21 janarin

by A R
18/12/2025 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të paraqitet sot më 18 dhjetor 2025, përpara Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të japë shpjegime në kuadër të hetimit për ngjarjet e 21 janarit. Kryetari i Partisë së Lirisë do të nxirret për disa orë nga ambientet e paraburgimit dhe, nën shoqërimin e forcave të Policisë, do të dërgohet në SPAK, ku seanca e marrjes në pyetje është planifikuar për orën 10:00.

Sipas burimeve, Meta do të pyetet me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Vetë ish-presidenti ka qenë ai që i ka kërkuar zyrtarisht SPAK-ut të dëshmojë lidhur me hetimet për atë që cilësohet si krim shtetëror i 21 janarit, dosje e cila aktualisht po hetohet nga prokurori Alfred Shehu.

Ngjarjet e 21 janarit lidhen me protestën e zhvilluar përpara Kryeministrisë, gjatë së cilës katër qytetarë humbën jetën. Kjo protestë shpërtheu pas publikimit të një videoje komprometuese që përfshinte zv.kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta dhe ish-ministrin Dritan Prifti.

Në regjistrimin filmik, me një kohëzgjatje rreth 12 minuta, shfaqej një bisedë mes Metës dhe Priftit, ku flitej për një marrëveshje financiare prej 700 mijë eurosh, e lidhur me dhënien e koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral. Publikimi i kësaj videoje shkaktoi reagime të forta publike dhe politike, duke kulmuar me protestën tragjike të 21 janarit.

Hetimi për këtë çështje u rihap nga SPAK në korrik të vitit të kaluar, pas regjistrimit të procedimit penal për disa vepra të rënda, përfshirë vrasjen në rrethana cilësuese, të kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorimin e detyrës dhe pengimin e drejtësisë.

Deri tani, në kuadër të këtij hetimi janë thirrur për t’u marrë në pyetje disa nga figurat kryesore të asaj periudhe. Mes tyre janë ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu, vetëm pak ditë më parë, në SPAK ka dëshmuar edhe ish-presidenti Bamir Topi.

Ngjarjet e 21 janarit 2011 përbëjnë një nga episodet më të rënda në historinë e tranzicionit politik shqiptar, ku përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit përfundoi me katër viktima. Çështja ka kaluar ndër vite nëpër disa faza hetimi dhe gjykimi, ndërsa me krijimin e SPAK-ut ajo është rihapur si pjesë e hetimeve për krime të dyshuara.

Next Post
Rama publikon pamje nga Samiti për Ballkanin Perëndimor: Videokartolinë nga Brukseli

Rama publikon pamje nga Samiti për Ballkanin Perëndimor: Videokartolinë nga Brukseli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset efektivi në Shkozë. Policia kreh zonën, grupi hetimor dhe AMP në vendngjarje

Plagoset efektivi në Shkozë. Policia kreh zonën, grupi hetimor dhe AMP në vendngjarje

May 18, 2026
Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In