• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta dhe Rama janë bekim për njëri-tjetrin!

by Ben Andoni
05/10/2020 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Do mjaftonte egërsia e diskursit të zgjatimeve mediatike ndaj “Tema” për të kuptuar urrejtjen që ka Meta ndaj atyre, që nuk i shkojnë pas. Porse më shumë se inat ndaj medias, që ai e ka dhe e përdor vazhdimisht, është dhe mbetet konflikti i dukshëm, që tashmë është në nivelin më të lartë të dukjes së shtetit tonë. Kur nuk është ndjerë një qytetar i thjeshtë shqiptar më i ofenduar nga diskursi kinse i veshur me ambalazh parimesh, si ky i presidentit dhe ai i kryeministrit të vendit, Edi Rama. Tek e fundit, të dy kanë një detyrë dhe vetëm një: respektimin e institucionit të shtetit, kurse Ramës i shtohet dhe rritja e mirëqenies së njerëzve, që në këtë kohë lë shumë për të dëshiruar.

Por le të kthehemi në idenë tonë: diskursi ofendues protokollar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta është nga më të lodhshmit por edhe më absurdët, sepse gjithnjë përfundon me dashuri e respekt të dyanshëm, dreka-darka dhe vlerësime të dyanshme. Madje, deri në 2004, të dy deri në një farë mase i kanë shërbyer njëri-tjetrit dukshëm. Ilir Meta e mbrojti Ramën në luftën pa asnjë kompromis që ish-ministri i atëhershëm bëri në reformën për artin duke kaluar çdo masë me artistët. Ilir Meta, falë lidhjeve në media, e fashiti mbrojtjen e kësaj të fundit, për t’i dhënë një aleat plus ish-ministrit me një uri egoje që nuk frenonte ndaj artistëve. Një vit më vonë, e kuptoi mirë se Ramës mund t’i lihej një fushë, ku ambicia e tij të shfrynte të gjithë potencialin pa e trazuar. Edi Rama e tejkaloi me sukses: Tirana e zymtë u kthye në një vend bojërash shumëngjyrëshe dhe çmimesh që ngarendën kudo. Bashkë me ish-kryeministrin zhdukën dhe kioskat, që i kishin zënë frymën keqazi qytetit. Një revolucion i vërtetë, që se kish bërë deri më atëherë askush në qytetin tonë. Ky mund të quhet një nga bashkëpunimet e fundit të mira të dyve dhe ku energjia e tyre çonte kredite për të ardhmen e secilit. Fatos Nano i ndiqte me kujdes dhe me romuzet e tij klasike shpesh mundohej t’i vinte në lojë dhe t’i qesëndiste për energjitë por nuk kishte llogaritur mirë diçka: “Mosmirënjohjen”. Ndërsa atij i mjaftonte dhe i tepronte pushteti, që e drejtonte ngeshëm dhe pa teklif, të dy karrieristëve nuk i dilte hija nën të. Mund të thuhet se Edi Rama nuk u ndie shumë edhe me krijimin e LSI-së por edhe dobësimin e PS-së. Duket se koha po i jepte tavën që dëshironte. PS-ja ishte më e dobët se kurrë. Por llogaritë ishin keq sepse shpejt Ilir Meta ia kthen kurrizin hapur PS-së, duke i shkaktuar humbje në zgjedhje, por jo Edi Ramës. Me këtë të fundit, në vitin 2007, tashmë si koleg kryetar të PS-së, në zgjedhjet lokale fituan qytetet kryesore. Ky është momenti i fundit i dashurisë, sepse një vit më vonë, Edi Rama bën paktin e hidhur me Berishën, që do t’i vuajë shumë shqiptarëve. Nga këtu, Rama dhe Meta ndahen për herë të parë frikshëm dhe me anatema pafund. LSI-ja, më 2008, bën një nga luftërat më me parime për Ndryshimet Kushtetuese, por që rezulton me humbje. Sërish, LSI e ka një armik. Këtë herë jo Fatos Nano por Edi Rama. Rezultati: Hyn në zgjedhje me PD-në në vitin 2009 duke i shkaktuar humbje PS-së. Mllefi i Metës për Berishën dhe anasjelltas barazohet me zero, sepse tashmë dashuria Rama-Meta ka mbaruar dhe një idil i ri del në sipërfaqe. Ilir Meta bashkon votat me Sali Berishën duke qeverisur vendin deri në vitin 2013. Më kot, në vitin 2011, Edi Rama kërkon arrestimin e Ilir Metës pas filmimeve të Dritan Priftit dhe ngjarjeve të 21 Janarit, por e pësojnë katër qytetarë të pafajshëm. Duket se tradhtia nuk ka më kthim, kurse Meta është i njollosur për jetë të jetëve nga socialistët, që nuk ia falin ende sot e kësaj dite. Por dashnorëve të tillë, që do t’ia kishte zili dhe historia e famshme e Veronës, nuk u zihet besë. Meta e tradhton Berishën në emër të parimeve, dhe pas një darkë të Ramës me ngjala (theksohet shpesh kjo) në Gjirin e Lalëzit (bash vendin ku bashkëshortja e presidentit të sotëm numëronte më vonë para një TV-je kamjen marramendëse) bëjnë koalicion dhe e nxjerrin përfundimisht nga jeta aktive ish-Kryeministrin Sali Berisha. Pakti e ka një fund dhe Rama ia kthen duke e bërë president. Meta plotëson të gjithë hierarkinë e karrietës. Dhe, mjaftojnë vetëm pak kohë dhe dashuria Meta-Rama mbaron keqazi. Urrejtja tashti është shekspiriane!

Tashmë, Meta është totalisht nën dashurinë e munguar me ish-Berishën, që e pret i ngazëllyer dhe shumë herë e ka pyetur shumë më tepër sesa vetë kryetarin e partisë së tij Basha.

E gjithë historia nuk lidhet me atë që po ndodh në fund, kur po afrohemi në orët, ditët e fundit, ku kinse-urrejtja e tyre është arma më e madhe për të fshehur dështimin jo të vogël të kryeministrit (llogarisim kohën e para pandemisë) dhe ngatërresat e zakonshme të presidentit-politikan Ilir Meta, që e mbajnë aq shumë peng vendin tonë. Të presim ditën, kur të bashkohen sërish, si pak ditë më parë u shfaqen të qeshur duke përplasur bërrylat dhe duke e vlerësuar njëri-tjetrin me kortezi. Kinse lufta e tyre duket se do vazhdojë gjatë se është një bekim për karrierat e secilit për ta lënë Shqipërinë kështu kaotike në udhëtimin e saj, po kaotik në Evropë. (Javanews)

Next Post
Tërmet i fuqishëm 6.9 ballë, shkundet Indonezia

Lëkundet sërish Greqia, dy tërmete godasin vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In