• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta dhe Berisha bashkë në Baku të Azerbajxhanit, ish kryeministri ‘fsheh’ praninë e Presidentit

by Java News
15/03/2018 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta dhe ish- kryeministri Sali Berisha ndodhen të dy bashkë në Baku të Azerbajxhanit ku po marrin pjesë si të ftuar në Forumin Global. Eshtë ende e paqartë nëse do të ketë një takim mes tyre, por duke ditur komunikimin jo të vogël mes Metës dhe Berishës, ku më i fundit ishte ai ‘këshillues’ për ti dhënë autorizimin Ministrit të Jashtën Ditmir Bushati për të negociuar zyrtarisht për ‘Marrëveshjen e Detit’ me Greqinë, gjasat për një takim ‘kokë më kokë’ nuk përjashtohen. Duke pasur parasysh dinamikën e zhvillimeve politike në vend pas largimit të Adriatik Llallës, emërimit të Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, fillimin e funksionimit të Reformës në Drejtësi, etj., nuk përjashtohet mundësia e një takimi. ‘Menyja’ e temave për t’u diskutuar është mjaft e gjerë.

Meta
Ndërkaq Presidenti Meta është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti Azerbajxhanit, Aliyev. Gjatë këtij takimi Meta ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Po ashtu, kreu i shteti ka falenderuar presidentin Aliyev për mbështetjen që ia ka dhënë për projektin TAP dhe të procesit të gazifikimit të Shqipërisë.
“Të zgjerojmë bashkëpunimin dypalësh ekonomiko tregtar dhe në fushën e turizmit.” –mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Meta.

Berisha
Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha pritet të mbajë edhe një fjalim në sesionin me temë “Si ndikojnë Fuqitë e Reja në çështjet globale?”.
“Bota e sotme është një botë plot hendeqe, duke penguar krijimin e një shoqërie me të vërtetë gjithëpërfshirëse, të çliruar nga vështirësitë ekonomike, konfliktet e dhunshme, degradimi intelektual dhe moral. Në një botë që nuk është më njëpolare, por ku një numër fuqish botërore dhe rajonale po rriten fuqishëm, balancat po ndryshojnë duke ndikuar edhe në jetën e shoqërive të vendeve të tjera. Në këtë takim, kryetarë shtetesh aktualë dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra dhe akademikë si dhe ekspertë të mirënjohur do të vlerësojnë gjendjen aktuale të botës dhe kërcënimet më të ngutshme të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare dhe të sugjerojë hapa konkretë për udhëheqjen e sotme për të kapërcyer këto ndarje, në formën e një deklarate”, shkruan Berisha në faqen e tij në FB.
Sipas tij në forum marrin pjesë një numër shumë i lartë personalitetesh ndërkombëtare, përfshirë Binali Yildirim Kryeministër i Turqisë, Igor Dodon President i Moldavisë, Gjorge Ivanov President i Maqedonisë, Giorgi Kvirikashvili Kryeministër i Gjeorgjisë, Mevlut Chavushoghlu Minister i Jashtëm i Turqisë, etj. Berisha n uk e përmend prezencën e Presidentit Meta në këtë forum, pavarësisht se ka listuar një sërë presidentësh që marrin pjesë.
ma.me/javanews.al

 

Next Post
A po shkrihen akujt mes PS dhe LSI

A po shkrihen akujt mes PS dhe LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In