Pas një reagimi në rrjetet sociale të avokatit Spartak Ngjelës me pretendimin se “Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane”, vjen deklarata nga drejtori i komunikimit në Presidencë, Emiliano Aleksi. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Aleksi e cilësoi Ngjelën zëdhënësi i vetshpallur i FBI.
“Zëdhënësi i vetshpallur i FBI-së sot u konvertua në avokat mbrojtës të ish-kryeprokurorit Llalla!”, shkruan Aleksi.
“Ja se si është katandisur sot, në vitin 2018, injoranca e trembur e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë: Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar. Rama flet shpesh për Turqinë dhe Rusinë, se mendon që kështu mund të marrë para nga Perëndimi. Është në embargo, dhe nuk ka para as për rrogat dhe po shtrydh popullin me taksa abuzive – njëlloj si Enver Hoxha. Prandaj duhet të ikë nga skena për të krijuar për veten rrëzim të butë.”, shkroi sot Ngjela.
ma.me