• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventus- Real Madrid, ‘grabitja e shekullit’!

by Java News
12/04/2018 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Penallti apo jo? Mëngjesin e ditës së sotme, pas ndeshjes dramatike Real Madridi-Juventus, në të gjithë Europën nuk flitet për asgjë tjetër, përveç episodit të penalltisë, që kaloi në gjysmëfinale të Champions-it skuadrën e Zidanes, ndërsa hodhi në erë përmbysjen historike të bardhezinjve në “Bernabeu”. Edhe faqet e para të gazetave në kontinentin tonë janë të ndara në gjykimin e episodit, që i eliminoi kampionët e Italisë nga Liga e Kampionëve.

Në Itali, për shembull, “Il Corriere dello Sport” flet për vjedhje, ndërsa “La Repubblica” deklaron “penallti si kjo?”. “Il Giornale” shkruan “penallti që jepej”. Gjykimet për këtë rast deciziv të kësaj ndeshjeje vijnë edhe nga Barcelona, Atje janë vendimplotë e më të sigurtë, ku faqja e parë e “Sport” titullohet: “Grabitje e shekullit”. Nga ana e vet, “Mundo Deportivo” nënvizon me ironi: “Master në arbitrazh”.

Titujt e mediave “madridista”, si “Marca”, e cila publikon një fotografi të kontaktit Benatia-Vazquez në faqen e parë, janë me shkronja të mëdha: “Ishte ashpërsi”. Më shumë dyshime hedh prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila preferon të mos humbasë peshën, por flet për “pasuri të Realit”.

Në “AS”, një tjetër gazetë shumë afër Real Madridit, përcaktohet episodi i ashpërsisë si “i interpretueshëm”. Me pak fjalë, polemikat për atë penallti shumë të kontestuar nga Juventusi, por jo vetëm, që bë temë debati në mbarë globin, janë të destinuara të vazhdojnë.

Ja qëndrimet e mediave kryesore europiane
Tuttosport (Torino, Itali). “Paraqitje e jashtëzakonshme, një Juventus i madh. Një përmbysje spektakolare. Në shtesën e kohës së rregullt, arbitri akordon një penallti të diskutueshme. Protesta e Buffon solli edhe dëbimin e tij me karton të kuq”.

“Corriere dello Sport” (Romë, Itali): “Kush e vodhi Juventusin? Një penallti që nuk ekzistonte në minutën e 93-të mohon përmbysjen heroike kundër Realit”.

“La Gazzetta dello Sport” (Milano, Itali): “Zemërim dhe krenari, Juventusi jashtë. Dominoi ndaj Real Madridit, por vetëm për një penallti shumë e dyshimtë në minutën e 97-të vulosi kualifikimin. 3-1 dhe lamtumirë Champions”.

“La Stampa” (Torino, Itali): “Juventusi më i mirë eliminohet nga një penallti në 97’. Madrilenët panë të zhvleftësuar tre golat e çerekfinales së parë, në Torino, por penalltia u erdhi në hndihmë, çka shkaktoi edhe përjashtimin e Buffon”.

“Corriere della Sera” (Milano, Itali): “Juventusi, përmbysja është mbytur nga një fund tensioni të lartë”.

“L’Equipe” (Francë): “Kualifikimi i Real Madridit eklipsohet nga një Juve e madhe. Bardhezinjtë zhvlerësuan mrekullisht disavantazhin 3-0 të ndeshjes së parë, por në kohën shtesë, Ronaldo ka konvertuar në gol një penallti të kontestuar”.

“Daily Mail” (Angli): “Vendos arbitri Oliver. Kaos dhe i kuq”.

“The Guardian” (Angli): “Ronaldo shpëton Real Madridin me një penallti të vonë”.

“The Sun” (Angli): “Një penallti e vonë e Ronaldos shkatërron përmbysjen e Juventusit”.

“The Times” (Angli): “Ronaldo thyen zemrat e Juventusit. Buffon dërgohet jashtë nga një arbitër britanik, që dha një penallti të diskutueshme të vonë. Real Madridi fitoi 4-3 në total, pas një përmbysje tronditëse italiane”.

“Daily Star” (Anglia): “Ronaldo nxjerr Real Madridin nga telashet”.

ma.me

Next Post
Moral opozitar nga opozitari pa moral

Pas seancës së tensionuar PD-LSI mbledhje të përbashkët në selinë blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com