• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Dekriminalizimi mbyllet për pak ditë

by A R
25/10/2015 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një intervistë dhënë për gazetën “Illyria”, beson se në ditët e ardhshme do të përmbyllet procesi i dekriminalizimit, në mënyrë që të gjitha energjitë të përqendrohen pastaj tek reforma në drejtësi.

Duke i cilësuar dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi si reforma kyçe për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, Meta beson se në ditët e ardhshme do të arrihet një marrëveshje përfundimtare me opozitën, pasi të dyja draftet janë pothuajse të përbashkëta në gati 95% të propozimeve.

Lidhur me akuzat për çështjen ÇEZ, Kryetari i Kuvendit u shpreh se “kam qenë dhe jam i hapur për çdo hetim shqiptar dhe ndërkombëtar, për çdo çështje konkrete”. Ai shtoi se, “çdo forcë politike, apo cilido që ka një shqetësim për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin apo me shkeljen e ligjit duhet të ndjekë një rrugë institucionale”. Por sipas Metës, “përpjekjet për të politizuar çështje të tilla, absolutisht që nuk i shërbejnë as zbardhjes së të vërtetës dhe as daljes së përgjegjësisë së askujt”.

I pyetur mbi raportet me Kryeministrin Edi Rama, ai shtoi se “kjo është një marrëdhënie e vazhdueshme, e përditshme, ku e rëndësishme është që drejtimet kryesore strategjike janë të dakordësuara”. Sipas Metës, “çdo debat i ditës nuk konteston dhe nuk vë në pikëpyetje këto raporte, nuk vë në pikëpyetje këtë koalicion”.

“Shpeshherë shohim që deputetë, po themi të Partisë Socialiste, mund të kenë vërejtjet e tyre. Natyrisht që ka një dëshirë, që sa herë mund të ketë një qëndrim qoftë edhe paksa të ndryshëm të përfaqësuesve të LSI-së, menjëherë të ketë një interes të madh mediatik për ta paraqitur si një problem të madh të koalicionit. Kjo shpjegohet edhe me dëshirën e mediave për të prodhuar ndonjëherë lajme më sensacionale dhe për t’iu shmangur argumentit që jepet gjatë këtij debati. Ne jemi pjesë e këtij koalicioni, jemi pjesë e kësaj mazhorance dhe synojmë që ajo çdo ditë të përmirësohet dhe ka mjaft hapësirë për t’u përmirësuar”, tha ai.

Duke komentuar situatën e fundit në Kosovë, Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se “ka shumë rrugë përmes dialogut për të dalë nga kjo situatë”. “Besoj se kurrsesi kjo situatë komprometuese nuk ndihmon në kthjellimin e argumenteve politike, juridike, kushtetuese për të ecur përpara. Përkundrazi, është një situatë, që i mjegullon të gjithë argumentet e tjera edhe nuk ndihmon për ecjen e qartë dhe solide të afirmimit të shtetit të Kosovës dhe forcimit të institucioneve të saj dhe njëkohësisht të integrimit evropian dhe euro-atlantik të Kosovës”, tha ai.

ATSH

 

Teksti i plotë i intervistës mund të lexohet në këtë link:

http://illyriapress.com/meta-cpo-ndodh-me-shqiperine-kosoven-shqiptaret-ngado-dhe-ballkanin-video-audio-foto/

 

Next Post

Mbijetesa, gjelat e detit apo i zoti i tyre? (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In