Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur dekretimin e Presidentit Ilir Meta për anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë.
Kim shkruan se mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi.
“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ambasadorja.
/b.h