• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta-Danielson: Stabiliteti në Ballkan i rëndësishëm për rajonin dhe BE-në

by A R
16/11/2016 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit të mërkurën me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Christian Danielsson, nënvizoi rëndësinë e dialogut politik dhe klimës bashkëpunuese në parlament me qëllim shmangien e vonesave të panevojshme në axhendën evropiane të vendit.

Gjatë bisedës me zyrtarin europian rreth rekomandimeve të progres-raportit të fundit të KE-së për Shqipërinë, kryeparlamentari vuri në dukje se rekomandimi pozitiv për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE reflekton përpjekjet e Shqipërisë për të avancuar në rrugëtimin e saj evropian.

Meta theksoi se Kuvendi e ka lexuar progres-raportin me kujdes të veçantë dhe të gjithë rekomandimet e Komisionit do të reflektohen në Planin e Veprimit të Kuvendit të Shqipërisë. Ai nënvizoi gjithashtu se dialogu politik është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e një klime bashkëpunuese në parlament me qëllim shmangien e vonesave të panevojshme për axhendën evropiane të vendit, e cila duhet të qëndrojë mbi axhendat e ngushta politike apo elektorale.

Drejtori Danielsson e siguroi kryetarin e parlamentit për mbështetjen e plotë të Komisionit ndaj përpjekjeve të Kuvendit në drejtim të bashkëpunimit politik, garantimit të gjithë-përfshirjes dhe forcimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura.
Në përfundim, u diskutua mbi zhvillimet në rajon dhe u nda bindja se stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi jo vetëm për qytetarët në rajon, por edhe për sigurinë e të gjithë Bashkimit Evropian. /a.m.

Next Post
Si sot, më 16 Nëntor, lindi Kreutzer dhe vdiq Clark Gable

Si sot, më 16 Nëntor, lindi Kreutzer dhe vdiq Clark Gable

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In