• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta”/Ç’dekretimi i 30 qershorit si benzinë për zjarrin e Parlamentit

by Ylli Pata
09/09/2019 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Qëndrimi i presidentit të Republikës në Kuvend se ai ç’dekretoi 30 qershorin si ditë zgjedhjesh për të shmangur djegien e Parlamentit, është komentuar në mënyrë vertikale në këto orët pas raportimit të parë të kreut të shtetit shqiptar, në një komision parlamentar të hetimit të presidentit.

Si seancë e parë, deponimi i presidentit shkoi qetë nga të dy palët, ku nuk pati ngritje tonesh apo tensionim të ndërsjelltë, ndoshta edhe për të treguar xhentilesën e duhur institucionale, megjithatë ka rënë në sy mos ngulmimi i parlamentarëve për të hartuar një grup pyetjesh në lidhje me thelbin e çështjes.

Deklarata e Metës ka qenë mjaft e forte, por edhe nga ana tjetër mjaft e çuditshme, pasi në një shtet normal demokratik zgjedhjet gjithmonë janë përveçse baza e sistemit, edhe një mënyrë për të zbutur tensionet, pasi partitë politike, si aktorë kryesorë, për të ardhur në pushtet kërkojnë të votëbesohen përpara zgjedhësve, për të arritur kështu detyrën kryesore të një force politike.

Shqipëria në gati 30 vjet pluralizëm asnjëherë nuk e ka parë anulimin e zgjedhjeve normale si një mundësi për të qetësuar situatën, përkundrazi. Meta dha rastin e Ramiz Alisë në vitin 1991, kur si president i Republikës ka shtyrë me një muaj zgjedhjet e vitit 1991, nga shkurti në muajin mars, pas një situate të krijuar nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës dhe kërkesës zyrtare të opozitës së atëhershme-Partisë Demokratike, për të shtyrë zgjedhjet.

Kjo kërkesë u përkrah edhe nga partia atëherë në pushtet, që drejtohej nga Ramiz Alia, pra PPSH. Në gjithë këto vite nuk ka pasur asnjë rast kur presidenti ç’dekreton zgjedhjet si një mundësi për të ulur tensionet.

Në vitin 2007, presidenti Alfred Moisiu, pas një pakti të të gjithë partive politike parlamentare, i detyroi ata të vendosnin një nen kalimtar në Kodin Zgjedhor, ku i lejohej presidentit në atë rast të caktonte një datë tjetër zgjedhjesh, pasi opozita socialiste kërkonte shtyrje për arsyen e rritjes së sigurisë të dokumenteve të votimit. Në rastin aktual, presidenti Ilir Meta dekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh pasi u konsultua me të gjithë partitë parlamentare, pra edhe me opozitën, PD dhe LSI, kur këto të fundit u rikthyen në Parlament në dhjetorin e vitit të shkuar.

Në rastin e ç’dekretimit, nëse do të shërbente si një mjet për të ulur tensionet, atëherë do të duhej që të arrihej një pakt me palët, të cilat nuk binin dakord. Ndërkaq, në rast se një organ ligjzbatues, siç është SHërbimi Informativ Shtetëror, ka informuar kreun e shtetit dhe sipas ligjit, paralelisht për një djegie të Parlamentit, atëherë presidenti do të duhej të merrte masat që ajo të mos ndodhë me anë të mekanizmave institucional, apo qoftë edhe duke ndërhyrë direkt në mënyrë që forcat politike të bëjnë apel për uljen e tensioneve politike.

Ç’dekretimi i njëanshëm apo i mosdakortuar nga palët, më shumë se një mekanizëm ç’tensionimi, shërbeu si një karburant për të ushqyer edhe më shumë flakët e sherrit politik. Madje pikërisht nga akti i Metës, opozita përshkallëzoi paralajmërimin për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha foli për përplasje civile.

Ishte vetëm deklarata e zyrtarit të lartë të DASH, Mathevv Palmer, 2 ditë para zgjedhjeve në VOA, që fiku menjëherë zjarrin. “Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, tha zoti Palmer në një intervistë në seksionin shqip të Zërit të Amerikës më 28 qershor.

Ndërkohë që nga politikanë të opozitës ishte deklaruar se do të ndalonin që të zhvillohej procesi, duke përdorur militantët e tyre, zyrtari i DASH, Pamer deklaroi:

“U bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që më 30 qershor të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje”.

Sa për atë që tha kreu i shtetit, që nuk doja një “Rajshtag të dytë”, konteksti është krejt tjetër.

Hitleri, që ishte në drejtim të partisë naziste, nxiti përkrahësit e tij të djegin Parlamentin, duke akuzuar komunistët. Madje u akuzua një drejtues komunist bullgar, Gjergj Dimitrovi.

Pas djegies, Hitleri u bë kancelar, duke larguar kreun legjitim të shtetit…

Next Post
Qeveria e re “Conte 2” merr votëbesimin në Parlamentin e Italisë

Qeveria e re “Conte 2” merr votëbesimin në Parlamentin e Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In