Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka caktuar datën 3 dhjetor në orën 11:00 për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022.
Kreu i shtetit ka njoftuar publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit, si dhe fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që të jenë të pranishëm përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.
Sipas njoftimit të presidencës, procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias online.
/b.h