Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekretuar ligjin që bën fjalë për aktin normativ në Qeverisë, për të dhuruar 17 apartamente për familjet që kanë humbur të afërmit në tërmetin e 26 nëntorit.
Përmes këtij dekreti, Meta i hap rrugë më tej, dhurimit të apartamenteve për familjet që humbën të afërmit e tyre gjatë tërmetit.
Kujtojmë se një pjesë e këtyre familjeve, tashmë janë futur në banesat e reja, ndërsa pritet që edhe familjet e tjera të strehohen në apartamentet e dhuruara nga qeveria.
Dekretit 11382:
“Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.
/a.r











