• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta bëhet merak për integritetin e “Venecias”, jo për konkluzionin e Komisionit

by A R
03/10/2019 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka zbuluar sot disa detaje nga qëndrimi që pritet të bëjë nesër publik Presidenca lidhur me Draft-Opinionin e Komisionit të Venecias, duke theksuar ndër të tjera se “i vetmi shqetësim i imi është të ruajmë integritetin e Komisionit të Venecias, pasi mendoj që kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin”.

Por Presidenti nuk ka komentuar konkluzionet e draft-raportit. Përkundrazi është marrë me integritetin e Venecias.

PJESË NGA INTERVISTA

Fevziu: Presidenca ka njoftuar që nesër do të bëjë publike disa argumente ose një material lidhur me raportin paraprak ose draft-raportin e Komisionit të Venecias. Për çfarë bëhet fjalë?
Presidenti Meta: Që ditën e hënë besoj Zëdhënësi i Presidentit, zoti Blushi ka bërë të qartë se…

Që do të kishte një reagim nga Presidenca….
… që në respekt të transparencës me opinionin publik, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, sikurse është vepruar në vijimësi, edhe për këtë draft-opinion të Komisionit të Venecias, do të ketë një dokument zyrtar publik të Institucionit të Presidentit, që do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët, të cilët janë të interesuar për të ditur opinionin e Presidencës përballë opinionit të Venecias.

Në fakt, ju vetë personalisht jeni dakord me draftin e Venecias?
Unë mendoj se qëndrimi që do të bëhet publik nesër do të jetë një qëndrim zyrtar dhe do të ketë një letër timen si President i Republikës…

Drejtuar Venecias?
…drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias dhe gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias me disa konsiderata për këtë draft paraprak. Do të ketë dhe disa pyetje që të ndihmohet më tej Komisioni i Venecias për shterimin e kësaj çështjeje dhe po kështu do të jetë i publikuar drafti i opinionit të Komisionit të Venecias dhe njëkohësisht dhe qëndrimi i Institucionit të Presidentit.

Në një intervistë që keni dhënë për gazetarin Çim Peka, keni deklaruar që ka mundësi që, me gjithë respektin, ‘shpresoj që Komisioni i Venecias nuk bëhet mbi bazën e lobimeve, fjalëve apo gjërave të tjera siç ndodh me ambasadat në Shqipëri’. Keni frikë se ka ndodhur këtë herë?

Nuk kam asnjë shqetësim dhe asnjë frikë për Institucionin e Presidentit sepse jam shumë i qartë në të gjitha veprimet publike që kam bërë lidhur me çështjen në fjalë. Ato janë bërë përballë qytetarëve shqiptarë pikërisht këtu ku ne po flasim së bashku. I vetmi shqetësim i imi është të ruajmë integritetin e Komisionit të Venecias, pasi mendoj që kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin.

Po pse ju intereson integriteti i Komisionit dhe jo integriteti i institucioneve në Shqipëri zoti Meta?
Nëse do ta kishim ruajtur integritetin e institucioneve në Shqipëri, do të kishim një situatë krejtësisht tjetër përsa i takon funksionimit të demokracisë në vend. Nuk do të kishim një temp të tillë. Nuk do të kishim një krizë të tillë. Nuk do të ishim pa Gjykatë Kushtetuese qëllimisht prej më shumë se dy vitesh.

Gjykatën Kushtetuese të gjitha palët e kanë votuar, përfshi dhe ju zoti President.
Nuk do të ishim në kolaps institucional. Dhe pikërisht ajo që u votua në 22 korrik përpara tre vitesh kur unë isha Kryetar i Kuvendit me konsensus, u shkel me të dyja këmbët përgjatë këtyre tre viteve. Kjo është arsyeja që kaluam nga reformë në atë që unë e kam quajtur në të kaluarën stilistikisht ‘Ramaforma’, që është kjo krizë dhe ky kolaps.

Zoti President, ka një pretendim që ka mazhoranca që në fakt shkatërrimi i institucioneve ka ardhur nga fakti që, Presidenti i Republikës, pra ju personalisht jeni bërë palë me opozitën kundër mazhorancës.
Në cilin rast?

Në rastin e anulimit të datës së zgjedhjeve, pra në fillim deklarimin pastaj anulimin e datës së zgjedhjeve…
Si u bëra palë?

Dhe caktimi i një datë të dytë.
Si u bëra palë unë me opozitën? Në ç’kuptim?

Në kuptimin që i shkuat pas fijes opozitës, e cila nuk pranonte të hynte në zgjedhje.
Kjo nuk është e vërtetë.

Next Post
Gjendet tifozi që humbi në derbin Tirana-Partizani

Gjendet tifozi që humbi në derbin Tirana-Partizani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In