• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta ‘ari’, Braçe ‘gjinkallë’, Alibeaj ‘insekt’…”/ Berisha krahason politikanët me kafshët: Rama ‘veshëgjatë’, unë ‘shqiponjë’

by Java News
02/01/2023 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë së fundmi një intervistë me tone humori në emisionin ‘Klanifornia’.

I pyetur për goditjen që mori gjatë protestës së 6 dhjetorit Berisha deklaroi se në politikë pret jo vetëm lulet dhe entuziazmin por edhe plumbat e goditjet, ndërsa shtoi se e rëndësishme është mos të të mposhtin.

Më tej gjatë intervistës Berishës iu kërkua të krahasonte politikanë të ndryshëm me kafshët, ndër të cilët përmendi ish-kreun e PD, Lulzim Basha si një “jovertebror”, Alibeajn si ‘insekt’ apo edhe Ilir Metën si ‘ari’.

Sa i takon jetës familjare dhe personale Berisha rrëfeu se nusja e djalit të tij është gjithashtu një partnere e tij në rrjetet sociale, ndërsa nuk fshehu as vlerësimin për bashkëshorten e tij Liri Berisha.

Intervista e plotë:

Gilbert Fevziu: Kush e di sa femra të kanë shkruar në TikTok pasi vure syzet?

Berisha: Problemi është se ato u vendosën në një rrethanë të caktuar, unë nuk kam mbajtur kurrë syze, ishte një aksesor që shkonte.

Gilbert Fevziu: E nise me bisturinë, e vazhdove me dy gishtat lart, tani ke hyrë te ‘street fighting’, ndeshjesh rrugëve, çfarë është kjo karrierë?

Berisha: Në politikë pret jo vetëm lulet dhe entuziazmin por edhe plumbat e goditjet, e rëndësishme është mos të të mposhtin dhe nuk më kanë mposhtur deri më sot.

Gilbert Fevziu: Meshkuj jemi dhe bëjmë sherre dhe i themi gruas në shtëpi u përplasa te dera makinës apo diçka tjetër, si i thatë zonjës për goditjen?

Berisha: I thashë atë që ndodhi, nuk ka mënyrë për ta motivuar që të më mbështesë. I them gjithnjë të vërtetën.

Gilbert Fevziu: Ilir Meta ka thënë që unë i bie më të fortit, si nuk i ra pak atij që të ra ty, pse doli mbrapa?

Berisha: Aty ishim për diçka tjetër, nuk kishim ikur për sherr. Unë e kuptoj që ju doni të shihni ndeshje por për ne nuk ishte moment i tillë.

Gilbert Fevziu:  Ju merrni vesh nga informacionet tuaja se dikush me çrregullime mendore do godasë Ramën dhe Bashën, kë do lajmëroni të parin?

Berisha: Të dy ata do ndihmonin njëri-tjetrin, por unë do njoftoja Ramën se do ishte më e sigurt që do ndihmonte Bashën.

Gilbert Fevziu: Ju keni thënë që i adhuroni malet, dhe papritur kur jeni duke ecur ju kafshon një gjarpër dhe antidotin e tij e ka vetëm Sorosi, çfarë do bënit?

Berisha: Do preferoja helmin e gjarprit para helmit të njeriut, është më i rrezikshëm.

Gilbert Fevziu: Nëse Rama është Lionel Messi, ju kush ia bie të jeni?

Berisha: Nëse ka dy gjëra të pakrahasueshme në tokë është Lionel Messi dhe Edi Rama që nuk kanë gjë të përbashkët përveç mbiemrit megjithëse ai nuk ka asgjë shqiptare.

Gilbert Fevziu: Ju si cili futbollist do e karakterizonit veten?

Berisha: Do e karakterizoja veten me Sali Berishën.

Gilbert Fevziu: Pamja e jashtme është shumë e rëndësishme, ju prandaj vutë dhe Lulin kryetar se është më i bukur se Edi Paloka, për atë buzëqeshje e gjatësi u bë kryetar, nuk di të lidhi dy fjali. A i përdorni këto botokse, fillera, lifting. Nuk ke bërë aspak lifting?

Berisha: 100 për qind bio, asnjë ndërhyrje kurrë.

Gilbert Fevziu: Nëse do kishit një spiun brenda PS, kë do zgjidhnit me emër?

Lexo edhe :  Meta uron Vitin e Ri: Gëzuar vitin e ndryshimit

Berisha: Më ke bërë një pyetje të vështirë se ata janë të gjithë spiunë, po të kishin një emër të dytë do quheshin Partia e Spiunëve, gjithë ditën me çojnë mesazhe që spiunojnë njëri-tjetrin. Mania e tyre për të spiunuar ka kufi vetëm qiellin.

Gilbert Fevziu: Unë do ju them një emër politikani, ju më thoni kafshën që ju sjell ndërmend ai politikan.

Basha?

Jo vertebror

Alibeaj?

Insekt

Arben Ahmetaj?

Tigri i korrupsionit

Erion Braçe?

Gjinkallë

Edi Rama në opozitë?

Ai e ka thënë vetë, është veshgjatë

Ilir Meta?

Ari

Sali Berisha?

Aty ku është rritur, shqiponjë

Gilbert Fevziu: Më ka porositur mamaja të të them që të adhuron me gjithë shpirt, çfarë i ke bërë asaj gruaje?

Berisha: Është vlerësuese e saktë e kimizmit njerëzor

Gilbert Fevziu: Doktor e zëmë se vini në pushtet, në Turkemnistan ndodhet një metal i atë ardhmes dhe e ardhmja e kombit varet nga ai, dhe kur shkoni shihni që drejtoreshë e minierës është Yuri Kim, si do vepronit?

Berisha: Do bëja gjithçka për metalin, SHBA do bënte gabimin më të rëndë me atë emërim të saj në atë detyrë.

Gilbert Fevziu: Sa miliardë euro keni?

Berisha: Unë kam qenë mjek dhe kalova në politikë, në të dyja rastet ka qenë pasioni dhe jo paratë, unë kam paratë që kam deklaruar, që janë 100 mijë euro kursime të 50 viteve.

Gilbert Fevziu: Edi Ramën e kam pyetur çfarë lloj droge pini, po ju çfarë droge mendoni se pi ai?

Berisha: Pluhurin e bardhë pi ai, dihet ajo gjë.

Gilbert Fevziu: Kur nxehesh shan ndonjëherë me fjale të pista?

Berisha: Nuk besoj, nuk është në fjalorin tim ajo sharje. Nuk them se nuk shaj, por jo me atë që thua ti. Në tërësi ata që punojnë me mua e dinë që nuk shaj.

Gilbert Fevziu: Po sikur të të zënë krahun në trafik me makinë nuk del që ta shash?

Berisha: Duhet të ndodhë ajo që ta dimë se çfarë sharje do dalë (qesh)

Gilbert Fevziu: Doktor do të bëj një pyetje që ua bëj të gjithëve, a ke të më japësh 100 euro për dy ndeshje të sigurta që kam?

Berisha: Kam jetuar në dhomë me shokë që loznin me qindarka bixhoz dhe unë i shihja me habinë më të madhe se si vrisnin kohën, unë shpëtova dhe nuk luaj kurrë.

Gilbert Fevziu: Kur ke puthur për herë të parë doktor, sa vjeç ke qenë?

Berisha: Dashke shumë nga jeta.

Gilbert Fevziu: Nuk të vjen inat që keni 30 vjet në politikë dhe keni çerekun e followers-ave në Instagram që ka Armina? Të kesh më pak followers se nusja, ky është turp i madh i Zotit. E njeh Sali Berishën ajo? I ke thënë asaj jam Sali Berisha unë o budallenj?

Sali Berisha: Përqendrimi im ka qenë Facebook sepse e kam pasur edhe si ditar politik.

Gilbert Fevziu: Kë do më shumë nga fëmijët, Argitën apo Shkëlzenin?

Berisha: Lilin!

Gilbert Fevziu: Lilin?

Berisha: Lilin dua më shumë.

Gilbert Fevziu: E kisha fjalën për fëmijët.

Berisha: Lilin!

Next Post
“Ja momenti kur ia futa vetes“/ Luiz Ejlli flet me pasion për Kiara Titon: Ishte bërë si kukull atë natë

"Ja momenti kur ia futa vetes“/ Luiz Ejlli flet me pasion për Kiara Titon: Ishte bërë si kukull atë natë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

Mburoja hungareze e amerikanëve për të mënjanuar sanksionet e BE

December 7, 2025
Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve

Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve

December 7, 2025
Koreografitë e tifozerive ndezin derbin, nga tullumbacet e kuqe tek mesazhi bardheblu në tribuna (FOTO)

Koreografitë e tifozerive ndezin derbin, nga tullumbacet e kuqe tek mesazhi bardheblu në tribuna (FOTO)

December 7, 2025
“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

December 7, 2025
A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 7, 2025
Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

December 7, 2025
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In