• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta anashkalon Nuland: Rama- Basha të takohen për zgjidhje sipas rekomandimit të nenit 88

by Aalison Pearse Stevens
15/07/2016 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se edhe për LSI-në propozimi i zyrtares së lartë amerikane Nuland nuk shikohet si një zgjidhje për votimin në Kuvend të draftit për Reformën në Drejtësi. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vetëm pak minuta përpara se kryeministri, Edi Rama, të bëj publik qëndrimin e tij më të fundit për Reformën, ka bërë një deklaratë për shtyp ku vlerëson nga njëra anë propozimin Hibrid për implementimin e Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias nga Nuland, por qartazi lë të kuptohet se duhet parë një zgjidhje tjetër që mund të arrihet  nëpërmjet një takimi mes Ramës dhe Bashës. Meta e vlerëson propozimin amerikan thjeshtë si “një përpjekje për finalizimin me sukses të Reformës në Drejtësi”.

“Kryetari i Kuvendit vlerëson se palët janë shumë pranë arritjes së kompromisit dhe bën thirrje që në orët në vijim të ndërmerret çdo përpjekje për përafrimin përfundimtar të qëndrimeve mes palëve në mënyrë që data 21 korrik të jetë një histori suksesi për vendin dhe 30 vitet e ardhshme dhe jo një histori fajtorësh për politikën e ditës”, thekson Meta në deklaratën e tij për shtyp.

Sipas kreut të Kuvendit, me vullnet të mirë dhe përmes një komunikimi konstruktiv dhe pa paragjykime në çdo nivel, përfshirë edhe një takim mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Opozitës, mund të kapërcehet me sukses dhe gjendet një zgjidhje në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias për të vetmen çështje që mban palët larg kompromisit.

“Kryetari i Kuvendit shpreh besimin se kjo është e vetmja rrugë për t’u dhënë shqiptarëve reformën e domosdoshme në drejtësi, konsolidimin e shtetit ligjor dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë”, përfundon deklarata e Keut të Kuvendit.

Me. Ar

 

 

 

Next Post

Bilanc lufte, mbi 230 të vrarë nga sulmet terroriste në France që nga janari 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In