• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, akuza të rënda ndërkombëtarëve: Nuk shohin Kushtetutën, por xhepin e tyre!

by A R
14/11/2019 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e kryetarëve vendosi të thërrasë të premten një seancë të posaçme parlamentare, në orën 10:00, pikërisht për atë që po ndodh me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë në “Opinion”, Presidenti Ilir Meta u tregua indiferent ndaj rezolutës së ndërtuar nga PS, ndërsa tha se Kuvendi “përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptar”.

Mazhoranca ka përgatitur një projektrezolutë që pritet ta kalojë nesër në një seancë të jashtëzakonshme.

Ilir Meta: Po ta kaloj, çfarë shqetësimi kam unë.

Ku thotë Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionit të Gjykatës Kushtetuese, të zbatojnë me përgjegjshmëri detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë dekretin e presidentit numër 11.350 të datës 13 nëntor. Pra, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit Hetimor për shqyrtim të kërkesë së 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit, pra do e quajnë dhe këtë shkelje për të çuar në shkarkim.

Ilir Meta: Më bëjnë nder të madh me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, unë të gjitha veprimet i kam bërë para qytetarëve shqiptar. Të gjithë e dinë sot se çfarë përfaqëson sot kuvendi i Shqipërisë.

Çfarë përfaqëson Kuvendi?

Ilir Meta: Përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptar.

Është i njëjti Kuvend që ju zgjodhi juve president në mungesë të opozitës dhe vetëm me votat e të majtës.

Ilir Meta: Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.

Çfarë qëndrimi mbajnë ndërkombëtarët?

Ilir Meta: Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.

Next Post
Euro 2020, Turqia kualifikohet e para në grupin me Shqipërinë

Amatorët e Andorrës frenojnë Shqipërinë, Kosova flak kualifikimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com