• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta 60 minuta në Prokurori për padinë ndaj Dvoranit: Rasti tmerrësisht flagrant

by Java News
10/12/2019 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 60 minuta Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Në përfundim, në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit tha se ky është një rast tepër flagrant, duke shpresuar që prokuroria të mos jetë nën presionin politike.

“Jemi këtu në respekt të pritjes suaj dhe natyrisht që nuk mund të largohesha pa respektuar edhe vëmendjen dhe durimin tuaj pavarësisht se për momentin ka çështje edhe më të mprehta. Me pak fjalë mund t’ju them se jam këtu në përgjigje të ftesës nga institucioni i prokurorisë pas kallëzimit penal që kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të kompetencës. Kemi dhënë sqarime plotësuese në vijim të provave dhe dokumente që kemi dorëzuar. Rasti është tmerrësisht flagrant. Shpresoj që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Mendoj që është një provë e madhe për të ardhmen e reformës në drejtësi.

Mund t’ju them se kushtetuta e thotë shumë qartë se Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejt përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Dhe lidhur me gjykatën Kushtetuese integriteti i së cilës është i një interesi mbarëkombëtar sepse është kjo Gjykatë që garanton dhe mbron sovranitetin e popullit shqiptar dhe sovranitetin e shtetit dhe interesat kombëtare. Dua të siguroj qytetarët shqiptarë se Presidenti i tyre ka zbatuar Kushtetutën”, deklaroi Presidenti Meta.

Kujtojmë se Kreu i Shtetit dorëzoi kallëzimin ndaj Dvoranit në 19 nëntor në 3 prokurori, por prokuroria e përgjithshme dhe e krimeve shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” është kompetente Prokuroria e kryeqytetit.

Në padinë penale Presidenti Meta ka kërkuar të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur. Zoti Dvorani thotë Meta ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin. /e.s/

Next Post
FOTO/ Me bikini të verdha dhe me forma bombastike, Demi Rose tërheq vëmendjen e të gjithëve në Tajlandë

FOTO/ Me bikini të verdha dhe me forma bombastike, Demi Rose tërheq vëmendjen e të gjithëve në Tajlandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com