• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mësuesja rreh prindin e fëmijës autist: “Më ofendoi me një fjalor shumë banal!”

by Java News
15/06/2021 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës në datën 4 Qershor 2021 ka patur një përplasje fizike dhe dhunë mes një prindi të një fëmije, Fjoralba Rusa, dhe mësueses Valentina Jance.

Pas një zënke të fëmijëve të tyre, janë rrahur edhe dy nënat, që janë prindërit përkatës. Fëmija i zonjës Rusa është me aftësi ndryshe dhe sipas të ëmës, mësuesja Valentina Jance e dhunon verbalisht, duke qenë dhe mësuese në të njëjtën shkollë.

Emisioni “Stop” pas denoncimit ka shkuar në shkollën “Qemal Mici”, ku është takuar me prindin e fëmijës, Fjoralba Rusa, e cila tregon të gjithë ngjarjen si ka ndodhur.

“Ditën e premte po prisja djalin për ta marrë nga shkolla, aty ka ardhur mësuesja Valentina Janca dhe filloi duke bërtitur. Më tha që “çuni jot më ka ngacmuar gocën”. Filloi me ofendime me gjuhë banale që nuk mund të flitet. Pastaj erdhi çuni me mësuesen dhe e kapi nga koka i hodhi kapelën. Pastaj më kapi mua më gërvishti këtu dhe më ofendoi me një fjalor degradues“, tregon Rusa.

Më pas gazetarët kanë zhvilluar dhe një takim me drejtorin e shkollës, Eduart Prenga, i cili na pohoi, që ka patur dhunë fizike mes mësueses dhe prindit, por që në këtë situatë, mësuesja ka qenë në rolin e prindit.

Drejtori tha, se ky prind është ankuar, që mësuesja hyn në klasën, ku ka djalin denoncuesja dhe për këtë i është tërhequr vëmendja.

“Është e vërtetë, pas përfundimit të të procesit mësimor, ka ndodhur mes zonjës dhe mësueses, që në rastin konkret është prind, ka ndodhur një përplasje verbale dhe fizike. Ne kemi raportuar në organet kompetente. Mësuesja ka vajzën në atë klasë, ashtu si zonja dhe mësuesja ka fëmijën në atë klasë. Nga prindi më është thënë që mësuesja të mos futet më në klasë pasi fëmija ka një lloj fobie prej saj. Pas kësaj mësuesja nuk ka shkuar më në atë klasë“, ka thënë drejtori i shkollës.

Por nga ana tjetër vetë mësuesja Valentina Jance mohoi të ketë patur dhunë fizike mes saj dhe prindit, duke deklaruar, se nuk i është tërhequr asnjëherë vërejtje, se hyn në klasën e vajzës së saj.

Mësuesja: Prindi me mua nuk ka patur asnjë konflikt. Të mbaj përgjegjësi vetë, se ku i ka bërë shenjat, të mbajë përgjegjësi vetë!

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur?

Mësuesja: Siç bëjnë fëmijët gjithmonë, tentojnë të ngacmojnë në klasë, është pak agresiv por nuk është faji i fëmijës në këtë rast.

Gazetarja: Ju e dini sa minuta qëndron fëmija i zonjës Fjoralba në shkollë?

Mësuesja: Nuk e kam idenë fare. Nuk futem fare, nuk e kam idenë fare. Unë nuk futem fare në atë klasë. Nuk më është tërhequr asnjëherë vëmendja. Hap kamerat!

Gazetarja: Ty të është tërhequr vëmendja nga drejtoria e shkollës

Mësuesja: Nuk më është tërhequr asnjëherë vëmendja. Hap kamerat.

Gazetarja: pse po largoheni tani.

Next Post
Liverpooli lë jashtë Shaqirin, Klopp: Në Beograd, shkojmë për futboll!

Shaqiri i bën elozhe Italisë: Mezi po pres ta takoj Mançinin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In