• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mësuesja që mposhti kancerin: Familjarët u qethën tullë, te nxënësit shkoja me kapuç

by A M
07/05/2023 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

4 mësuese nga shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” kanë ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për t’i dhënë forcë koleges së tyre, Matildës. Së fundmi, Matilda është diagnostikuar me tumor dhe Ermelinda, Donika, Manushaqja dhe Flutura duan t’i bëjnë me dije publikisht në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se ajo ka shumë mbështetje dhe dashuri përreth në mënyrë që t’i japin forcë për të mposhtur sëmundjen.

Mes 4 kolegeve, Manushaqja e ka përjetuar vetë sëmundjen që ka sot Matilda. 3 vite më parë ajo u diagnostikua me tumor dhe ndoqi rrugëtimin e vështirë të shërimit, i cili shpesh e bënte të ndihej edhe e shkurajuar. Në këto momente të vështira ajo gjeti përkrahjen e familjarëve të cilët për t’u solidarizuar me të u qethën tullë.

Manushaqe: Jam nënë e 6 fëmijëve, kam 5 vajza dhe një djalë në fund.

Ardit Gjebrea: T’i kesh me jetë!

Manushaqe: Para 3 vitesh, 6 muaj para se të më shfaqej sëmundja, vajta që të bëja mamografinë bashkë me motrën time. Ndenjëm në radhë sepse ishte koha shumë e shkurtër dhe do shkoja në mësim tek nxënësit kështu që e lashë, e anashkalova, thashë do shkoj një ditë tjetër. Kështu që kaluan ditët dhe unë ika në Angli tek fëmijët, më doli viza dhe vajtëm atje.

Një ditë të bukur u ngrita në mëngjes dhe kur pashë veten time në gjoksin e djathtë, një gjëndër që të them të drejtën edhe unë u shokova. Erdha këtu në Shqipëri, më ekzaminuan, më diagnostikuan dhe njëkohësisht bëra edhe operacionin.

Pas operacionit dihet që është një sfidë edhe më e madhe sepse vjen kimioterapia, unë e mora veten shpejt pas operacionit dhe fillova kimiot. Ama kimiot ishin shumë të vështira, unë bëja kimio dhe shkoja futesha atje në atë krevatin tim dhe mbyllesha në vetvete. Nuk doja as tim shoq, asnjë nuk doja ta shikoja.

Ardit Gjebrea: Po në shkollë?

Manushaqe: Unë kisha flokë shumë të gjata gjithmonë, për periudhën e kimios. Në një kohë kur shikoja flokët e mi që ishin në jastëk, ishte shumë e vështirë por unë i mposhta të gjitha. Erdhi momenti dhe fëmijët, dhëndrat të gjithë nga unë për flokët…  ata u qethën dhe u bënë tullë që të më jepnin përkrahje, të më jepnin forcë.

Ardit Gjebrea: Edhe ata u qethën tullë. Të gjithë?

Donika: Po, të gjithë fëmijët dhe dhëndrat u qethën që të më përkrahnin, të më jepnin forcë. Pastaj erdhi momenti që unë mbarova kimiot, 8 kimio kam bërë, të gjitha njëra pas tjetrës.

Manushaqja shton se ishin mjekët ata që këmbëngulën që ajo t’i kthehej punës në mënyrë që të ndryshonte rutinën. Këtë moment ajo e kujton si vendimin më të mirë.

Manushaqe: Në kokë vendosa një kapuç që e kam të fiksuar që tani dhe vajta te koleget, te kolektivi, ku të gjithë më pritën, më buzëqeshnin, më mbanin afër, më qeshnin me fjalët dhe ëmbëlsinë e tyre siç e kanë zyshat dhe unë u ndieva shumë, shumë mirë, shumë e lumtur, më iku komplet ajo monotonia që kisha në shtëpi dhe u ktheva në punë.

Ardit Gjebrea: Po nxënësit?

Manushaqe: Mendoja si do përballesha me nxënësit kur u futa në klasë. Ata kur më panë me kapuç thanë “ua zysha, sa e bukur, sa moderne qenke bërë!” Më kanë mbështetur edhe nxënësit, edhe prindërit, edhe stafi drejtues dhe sidomos koleget në çdo moment unë kam qenë shumë e përkrahur dhe shumë krenare që  unë isha pjesë e  stafit dhe e kolektivit ku unë jam sot që vazhdoj edhe sot e kësaj dite.

Next Post
“Është historia jonë”, Rusia gati për ditën e fitores sovjetike në “Sheshin e Kuq”

“Është historia jonë”, Rusia gati për ditën e fitores sovjetike në “Sheshin e Kuq”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In