• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësuesit, në protestë për shpërblimin e fundvitit

by Java News
13/12/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e fundit të javës, pasi të kenë përfunduar mësimdhënien, mësues në të gjithë vendin kanë vendosur të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit.

Disa kërkesa kryesore, që ia kanë përcjellë më herët në një letër ministres Lindita Nikolla, veçanërisht shpërblimi i fundvitit janë arsyet që do t’i mbledhë mësuesit e Tiranës, por edhe të rretheve përpara godinës së Ministrisë së Arsimit të premten, në orën 14:00. Në lajmërimin e tyre, sindikata e pavarur e arsimit rendit një sërë kërkesash: shpërblimi i fundvitit, respektimi i normave të punës, pagesa e orëve mbi normë, qëndrueshmëria e reformave, transparenca në emërime, vendime, kurrikula e të tjera.

Me disa prej tyre, Ministria e Arsimit është njohur nëpërmjet një letre të nisur që më 22 nëntor, ku sindikata e pavarur e arsimit të Shqipërisë konstaton se partneriteti me MAS nuk po funksionon siç është parashikuar në kontratën kolektive të punës.

Nisur nga kjo, parashtrohen disa shqetësime që kërkojnë zgjidhje:

1. Formatizimi dhe funksionimi i këshillit kombëtar të arsimit parauniversitar dhe të këshillave vendorë të arsimit parauniversitar.

2. Pagesa e transportit të mësuesve, duke e llogaritur largësinë e vendit të punës nga qendra e njësisë administrative ku banojnë.

3. Pagesa e orëve mbi normë, të provimeve të fundvitit, të maturës shtetërore e të tjera.

4. Shpërblimi prej 10 mijë lekësh për çdo mësues në fund të vitit si detyrim ligjor që rrjedh nga Kodi i Punës, neni 114, pika 2 dhe neni 10.11 i kontratës kolektive të punës. Protestat e vazhdueshme e madje edhe bojkoti i mësimit janë dy mjetet që sindikata ka përdorur që zëri i mësuesve të dëgjohet.

Shpesh ata i kanë paraqitur kërkesat e tyre në formë shkresash ministrisë apo edhe i kanë shprehur në komisione parlamentare. Të parët që u prinë protestave në rang vendi ishin mësuesit e Shkodrës, të cilët protestuan një ditë më parë përpara shkollave.

Ata pretendojnë se shpërblimi i fundvitit është paracaktuar në buxhet dhe nuk është dhënë që prej më shumë se tri vitesh. Përpara pak ditësh, Ministria e Arsimit u ka nisur të gjithë mësuesve një letër për fundvitin, në të cilën i uron e i motivon ata për punën e tyre.

Next Post
Masakrat në Aleppo, Kryqi i Kuq bën thirrje: Veproni para se të jetë shumë vonë

Masakrat në Aleppo, Kryqi i Kuq bën thirrje: Veproni para se të jetë shumë vonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In