• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësuesit jashtë portalit/ Punësimet me mesatare, pranohen vetëm ata që kanë mesataren 7.5 kur…

by
11/03/2023 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit u ka hapur rrugë disa profesioneve të caktuara që nuk kanë studiuar mësuesi të punësohen si mësues, çka ndezi zemërimin e këtyre të fundit.

Por nuk do ta kenë aq të thjeshtë sa mendohet. Të tjera detaje i shtohen udhëzimit për “Përcaktimin e diplomave universitare të njëvlershme, të ngjashme ose të përafërta me fushën e mësimdhënies”.

Kriteri i notës mesatare, 7.5, që aplikohet aktualisht për maturantët që garojnë për t’u futur në një degë mësuesie, do të jetë si kusht edhe për ekonomistët, inxhinierët, sportistët a artistët (të gjitha fushat në tabelën përbri shkrimit) që kryejnë një mini fakultet tre mujor për formimin psiko-pedagogjik në mësuesi. MAS ka bërë një shtesë në udhëzim ku e nënvizon një gjë të tillë. Mesatarja e kërkuar nuk është ajo e fakultetit, por e shkollës së mesme në momentin që aplikanti ka kandiduar për fakultet.

“Për t’u regjistruar në programin përkatës të studimit të formimit të vazhduar në fushën e psiko-pedagogjisë, kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar për ciklin e parë të studimeve, të vendosur për pranimet në programet e ciklit të parë, të cilët japin akses në programet e ciklit të dytë në fushën e mësuesisë, i cili ka qenë në fuqi në vitin akademik në të cilin kandidatët kanë filluar studimet e ciklit të parë ‘bachelor’, si dhe për gjithë kandidatët e tjerë që nuk kanë ndjekur këtë kategori programesh studimi të ciklit të parë, sipas fushave të përcaktuara në aneksin nr.1, por duan të ndjekin programin e formimit të vazhduar”, nënvizohet në udhëzimin nr. 7, të firmosur nga ministrja në datë 06.03.2023. Profesionistë të një nga fushave në tabelë përbri, të cilët nuk gjejnë dot punë në profesionin e tyre, kanë një shteg të lirë për t’u rekrutuar në mësuesi.

Nuk nevojitet asnjë master profesional apo licencë, por vetëm një semestër shkollë për t’u pranuar si kandidatë potencialë në mësuesi. Diçka që mësuesit aktualë e kanë shumëfish më të vështirë. Për këtë, ministria ka menduar hapjen e një programi studimi e formimi të vazhduar në fushën psikopedagogjike.

“Programet e studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagoggjike ofrohen nga institucionet e arsimit të lartë që kanë programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë në fushën e mësuesisë, në përputhje me përcaktimet e ligjit nr.80\2015 ‘Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë’.

Programet e studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike organizohen me jo më pak se 30 kredite dhe me kohëzgjatje normale një semestër”, citohet në udhëzimin e firmosur në gjysmë të muajit shkurt të këtij viti.

Për profesionistët e fushës, kjo është një shkelje e hapur e portalit “Mësues për Shqipërinë”, nga i cili rekrutohen sot mësuesit në bazë të meritokracisë. Me udhëzimin e fundit, mund të futen si mësues persona të fushave të ndryshme, ndërkohë që mësuesit e mirëfilltë që kalojnë të gjitha fazat mbesin në garë për një vend pune.

Duke iu referuar tabelës në shkrim, një fizikant mund të jetë edhe mësues fizike nëse ndjek semestrin psiko-pedagogjik. Po ashtu, edhe një historian, një muzikant, ekonomist, sportist apo informaticien.

Do të jenë universitetet ato që ofrojnë edhe këtë semestër, krahas të tjerave, por duhet të bëjnë kërkesë për të ofruar këtë shërbim duke bërë gati një listë me gjashtë dokumente: propozimin e njësisë bazë, vendin e senatit akademik dhe bordit, planin mësimor dhe lëndor, rregulloren e pranimit, listën e personelit akademik që do të angazhohet bashkë me dosjet përkatëse të secilit prej tyre.

/e.d

Next Post
“Berisha problem dhe me aritmetikën”, Baze: Është lodhur duke numruar ditët e revolucionit

FOTO/ Baze ironi me Berishën: Sa herë do të lavdërojë Azemin e ngatërron me Ramiz Alinë, nuk është prej moshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In