• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësuesit do të marrin 180 euro më shumë, Manastirliu: Paga 950 euro, përfitojnë rreth 30 mijë arsimtarë

by A R
01/08/2024 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke nisur që nga muaji gusht, në xhepat e rreth 30 mijë mësuesve do të ketë më shumë para me reformën e pagave.

Në një intervistë për Top Channel, ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu shpjegon arritjen e pagës në 950 euro mesatarisht për punonjësit shkollorë si një objektiv të përmbushur për qeverinë, që ka prioritet mbështetjen e mësuesve.

“Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri në 40% për 4 vite. Vërtet motivuese për mësuesit e cila shkon në 950 euro mesatarisht, ndërsa rritja në vlerë pagese do të jetë 180 euro mesatarisht”, tha Manastirliu.

Sistemi arsimor do të ketë edhe ndryshime të tjera, me planin e ri të zhvillimit profesional dhe karrierës që ka si qëllim investimin jo vetëm financiar te arsimtarët.

“Të përfitojnë më shpejt kualifikimin e tyre si mësues të specializuar, kualifikuar apo mësues mjeshtër, e nga ana tjetër rrisim pagesën për kualifikimet e tyre duke siguruar trajnimin e tyre gjatë gjithë karrierës. Pikërisht rritja e pagave, sistemi i ri i zhvillimit profesional, kreditë e lehtësuara për blerjen e banesës, demonstron angazhimin që kemi marr për të rritur dinjitetin e mësuesit e për ta bërë këtë profesion më të kërkuar”, u shpreh ministrja.

Me hapjen e aplikimeve universitare, ministrja Manastirliu u bën thirrje maturantëve që me këto politika të reja kanë më shumë arsye për ta zgjedhur si preferencën e tyre. Ndërkaq zbulon kuotat për programet prioritare në sektorë me rëndësi për vendin si mësuesia, inxhinieria, bujqësia, ku mund të përfitohet çdo muaj një bursë në vlerën e 40 mijë lekëve.

“Në këto vite kemi mbështetur me bursa sa paga minimale rreth 330 studentë të cilët tashmë janë përfshirë në programe studimi me prioritet  kombëtar, që kanë lidhur marrëveshje për të dhënë kontributin në vendin tonë pas përfundimit të studimeve; dhe planifikojmë për këtë vit të jenë rreth 100 bursa sa paga minimale që do t’iu alokohen disa universiteteve”, tha Manastirliu,

Ministria e Arsimit po kryen ndërkohë një analizë të gjerë të programit mësimor, ku parashikohet modernizimi i kurrikulave.

/a.r

Next Post
Fluks lëvizjesh në portin e Vlorës, rreth 20 mijë shtetas në hyrje dhe 9600 në dalje

Fluks lëvizjesh në portin e Vlorës, rreth 20 mijë shtetas në hyrje dhe 9600 në dalje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com