• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësuesit/ Cilat janë kategoritë që i nënshtrohen testit psiko-social, vlerësimi do të vendosë nëse…

by
14/12/2022 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke nisur nga ky vit, çdo mësues që rekrutohet si dhe mësuesit “problematikë” do t’i nënshtrohen një vlerësimi psiko-social që vendos hyrjen apo vijimin e punës në një institucion arsimor.

Me marrjen e urdhrit nga Ministria e Arsimit, pas shfaqjes në media të rasteve të dhunës apo mësuesve që abuzonin me detyrën, është ngritur një grup pune për hartimin e metodologjisë, mbi bazën e të cilës do të bëhet vlerësimi psiko-social i arsimtarëve. Raporti mjekësor për aftësinë në punë, pjesë e dokumentacionit të punonjësit nuk ka lidhje me këtë procedurë. Vlerësimi psiko-social është i përkohshëm dhe mund të rishikohet për mësuesit që shfaqin problematika të shëndetit mendor që mund të rrezikojnë mirëqenien e nxënësve, por edhe kolegëve apo vetë individit.

VLERËSIMI Jo të gjithë mësuesit në sistem i nënshtrohen vlerësimit psiko-social, por vetëm ata që punësohen për herë të parë, si dhe “mësuesve problematikë”, ndaj të cilëve është paraqitur një ankesë në shkollë, zyrën arsimore apo drejtorinë rajonale. Dokumenti i zbardhur nga gazeta përcakton qartazi nëse një mësues i ri duhet të rekrutohet apo një tjetër ndaj të cilit ka ankesa duhet të mbajë vendin e punës.

“Vlerësimi psiko-social do të arrijë në konkluzionin nëse punonjësi arsimor dhe/ose punonjësit e tjerë janë të aftë për të vazhduar marrëdhënien e tyre të punës pranë institucionit arsimor para universitar. Ky vlerësim do të marrë në konsideratë ngarkesën emocionale, psikologjike, mendore, sjelljen dhe etikën që duhet të kenë realisht personat që ushtrojnë profesionin e mësuesit apo punonjësit e tjerë që punojnë në institucionin arsimor  para universitar publik”, citohet në metodologji. Parashikohet të jetë një komision i ngritur posaçërisht me pesë anëtarë që “peshon” nëse një punonjës duhet të jetë aty ose jo përmes pyetjeve të hapura e të mbyllura mbi disa fusha: etika dhe sjellja, gjithë përfshirja, marrëdhëniet me nxënësit, mjedisi mësimor në klasë/shkollë, bashkëpunimi me prindërit dhe komunitetin, marrëdhëniet sociale dhe ndërveprim me të tjerët, komunikimi si dhe gjendja psiko-emocionale e punonjësit. Vlerësimi total do të ketë 100 pikë, ku secili anëtar i komisionit ka në dispozicion 20 pikë.

Punonjësi i vlerësuar me mbi 60 pikë nga shuma aritmetike e pikëve e të gjithë anëtarëve të komisionit, konsiderohet “i aftë”, për të ushtruar detyrën e tij. Vlerësimi psiko-social i punonjësit kalon në tri faza. Fillimisht, mblidhen të dhënat përmes pyetësorëve, intervistave, vëzhgimeve apo metodave të tjera. Së dyti, bëhet vlerësimi psikosocial specifik dhe në fund paraqiten të dhënat në formë të shkruar. Punonjësi i shërbimit psiko-social duhet të kryejë vlerësimin në disa takime, duke përfshirë një kombinim të intervistës, të vetë raportimit, të intervistave me të tjerë (drejtues, kolegë, prindër), të vlerësimit të përgjigjeve dhe të vëzhgimeve të sjelljes etj. Shpjegimi i metodologjisë së vlerësimit nga ana e punonjësit të shërbimit psiko-social, ndihmon në arritjen e një raporti me punonjësin që po vlerësohet, në zhvillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi në procesin e vlerësimit. Sidoqoftë, vlerësimi është i përkohshëm dhe mund të përsëritet çdo herë nëse ndaj mësuesit shfaqen ankesa.

“Nëse për punonjësin arsimor dhe/ose punonjësit e tjerë do të ketë ankesë në vitet pasardhëse, rezultati i vlerësimit të marrë në një vit pasardhës nuk ka vlerë, pavarësisht se është ‘i përshtatshëm’”, citohet në dokumentin e metodologjisë mbi vlerësimin e mësuesve.

/e.d

Next Post
Kush largohet nga Shqipëria nuk do as Familjen dhe as Atdheun

Sky News: Pse planet e kryeministrit britanik për emigracionin shënjestrojnë shqiptarët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

October 4, 2026
Pas ndeshjes me Finlandën, ndryshime në Kombëtaren shqiptare para San Marinos!

Pas ndeshjes me Finlandën, ndryshime në Kombëtaren shqiptare para San Marinos!

October 4, 2026
Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

October 4, 2026
Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

October 4, 2026
Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

October 4, 2026
Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

October 4, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Gazetaria e masivizuar, profesion i shpërdoruar

October 4, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Jam mesdhetar

October 4, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Kredia për prona mbi 5 mld euro, eksperti: Sistemi bankar është i qëndrueshëm përballë ekspozimit

October 4, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 5 Tetor 2026

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com