Një tjetër video dhune në shkollat shqiptare. Bëhet fjalë për një episod që ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Durrës, ku një mësues shfaqet duke qëlluar pa pushim një nxënës të klasës së 7-të C.
Përveç goditjeve që mësuesi i bën nxënësit, ai i ka kapur dorën, të cilën ia tërheq dhe ja përdredh, madje i përplas edhe kokën në tavolinë. Videoja është publikuar fillimisht nga faqja “Jeta osh qef” dhe më pas është kthyer në virale, duke marrë komente të shumta, kryesisht negative.
Pushohet mësuesi, nxënësi: I thashë “O shurdh”
Pas publikimit të videos, Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës ka shkarkuar mësuesin e biokimisë në shkollën “Hasan Koçi”, Flamur Paja, i cili shfaqet duke dhunuar nxënësin.
Nga ana tjetër, 13-vjeçari i dhunuar ka treguar për News24 arsyet se pse e ka qëlluar mësuesi i biokimisë. “Mësuesi i biokimisë më qëlloi pasi e ofendova duke i thënë ‘o shurdh’, ka thënë nxënësi
BW