• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mësuesi përdhunoi të miturën në bankat e shkollës

by
30/07/2015 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria kërkoi dje 25 vite burg për mësuesin që kreu marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij 11 vjeçe. Ngjarja për të cilën u arrestua 62-­vjeçari Demir Hoxha, është kallëzuar në fillim të qershor 2015, kur e mitura ka deklaruar në polici, në shoqërinë e prindërve të saj, faktin se mësuesi ka kryer marrëdhënie me të, më 29 maj.

Madje, gjatë hetimit rezultoi se mësuesi e kishte përdhunuar atë edhe disa muaj më parë. Sipas Prokurorisë, mësuesi ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dy herë, por ai ka deklaruar që këtë e ka realizuar nëpërmjet joshjes dhe në asnjë rast me dhunë. Në bazë edhe të ekspertizës mjekoligjore, është provuar fakti se e mitura ishte e defloruar. Gjykimi ndaj Demir Hoxhës është zhvilluar me procedurë të përshpejtuar dhe Prokuroria e Fierit, në përfundim të gjykimit, kërkoi dënimin e tij me 25 vjet burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit që pritet të jepet nga gjykata.

Sipas të dhënave të paraqitura në dosjen e akuzës, ditën e premte, më 29.05.2015, rreth orës 07:25, e mitura, nxënëse e klasës së pestë, ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Ajo është nisur me autobusin që kryen linjën Kryekuq­Lushnjë. Pasi ka zbritur, ka shkuar në shkollë, kur i është afruar mësuesi Demir Hoxha. “Hajde futu brenda në klasë se do të vadisësh lulet”, i ka thënë ai 11­ vjeçares. Ajo është futur në shkollë dhe pas saj edhe më­suesi, i cili ka mbyllur derën e shkollës me çelës dhe janë futur te klasa, e cila ndodhet në kat të parë.

Aty 62–vjeçari ka mbyllur sërish derën e klasës dhe i ka kërkuar nxënëses së tij ta linte çantën mbi bankë. Sipas Prokurorisë, ai e ka kapur prej trupi dhe i ka hequr pantallonat nga ku pasi e ka venduar mbi bankë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të. “Dil jashtë dhe shko në rresht. Mos i trego njeriu”. Thuaju prindërve të të bëjnë një kontroll në Lushnjë se mos ke mbetur shtatzënë, por mos u thuaj se isha unë personi që kreu marrëdhënie me ty”. Kjo është porosia që i ka dhënë mësuesi nxënëses së tij para se ta lejonte që ajo të dilte nga klasa, ku më parë e kishte përdhunuar.

Next Post

Çuan shoqen prostitutë në Greqi, 4 në pranga, 2 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

June 12, 2026
Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

June 12, 2026
Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

June 12, 2026
Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

June 12, 2026
Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

June 12, 2026
Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

June 12, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

June 12, 2026
BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

June 12, 2026
Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

June 12, 2026
Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In