• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësuesi pedofil abuzoi për 3 vite me 8-vjeçaren/ Tronditin prindërit: E kyçte në klasë dhe e zhvishte me biçak në dorë. Telefonoi…!

by Java News
03/12/2021 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që në klasën e dytë. Prindërit e të miturës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ tregojnë sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit dhe se ai kishte kryer veprime të turpshme me 8-vjeçaren.

Ata shkojnë edhe më tej me rrëfimin shokues kur thonë se për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke u zhveshur vetë dhe vajzën. Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës. Në një nga ditët djali u kthye në klasë dhe pa mësuesin të zhveshur sëbashku me të miturën. Ky skandal u zbulua falë një telefonatë anonim, që sinjalizoi prindërit.

Ishte ora 20:00 në mbrëmje kur ra telefoni. Ishte një telefonatë anonime nga një zë burri.U shokova kur ai person mëtha sëduhet të ruaja vajzën time se mësuesi Mysreti abuzonte seksualisht. Fillimisht nuk e besova, pasi ai ishte mësues i vjetër dhe kishte opinion të mirë.Fola me burrin dhe më pas pyetëm vajzën. Ime bijë i pranoi të gjitha. M’u shemb bota para syve’-tregon nëna.

Detajet janë të rënda zbulohen edhe nga dosja hetimore. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çeshtjes, si dhe janë marrë në pyetje katër nxënës të klasës asaj shkolle.

Shoku i klasës tregoi në Prokurori se ishte duke luajtur futboll dhe topi i kishte rënë tek koridoti iklasës. Aty ai ka hyrë në klasë, pasi ka gjetur derën jo të kyçur. Aty ai ka parë Mysretin llakuriq së bashku me vajzën time. Madje, nxënësi që e pa këtë skenëështë dhunuar në mënyrë barbare nga ai mësues, që të mos i tregonte askujt. Vajza me ka rrëfyer se ai i bënte shpesh këto veprime për tre vite me radhë dhe e kërcënonte me nje biçak se do ta vriste nëse do tregonte. I thoshte do të pres kokën dhe do ta hedh në pus që të mos të të gjej më njeri’’- vazhdoi rrëfimi tronditës nëna

Avokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme.

Ai ende nuk është arrestuar. Gjykata e Apelit Gjirokastër la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me 4 vite heqje lirie. Unë kam frikë se ai mos arratiset, me qëllim kërkimin e ndonjë azili. Ai nuk është parë këto ditë në fshat. Por më shumë do të rëndonte veten e tij, nëse kryen këtë veprim”- foli avokati Beqiri.

Mes lotëve dhe dhembjes, babai i vajzës tregoi se sot e bija nuk gëzon një shëndet të mirë mendor. Ka refuzuar të vazhdojë mësimin në shkollën e fshatit.

Vajzën nuk e mbajmë më në shtëpi, e kemi dërguar tek të afërmit tanë në një tjetër fshat, qëështë shumë larg me ne. Atje ndjek shkollën, mirëështële të themi (qan), por ka nevojë ende për psikolog. Ai na bëri gjëmën dhe dua drejtësi se ka marrë minimumin e dënimit’’-mbyll rrëfimin babai në studion e ‘Pa Gjurme’./m.j

 

Next Post
FOTO/ E mbajti të fshehtë, Angela Martini bëhet nënë për herë të parë. Me…!

FOTO/ E mbajti të fshehtë, Angela Martini bëhet nënë për herë të parë. Me...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In