• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mësues për Shqipërinë”/ Ministria e Arsimit shpall vlerësimet për 4.045 arsimtarë

by Java News
22/02/2017 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpallen rezultatet e rreth 4 mijë më suesve të 13 drejtorive arsimore që morën pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë” më 21 janar 2017. Me shpalljen e pikëve të tyre, përfundon edhe faza e dytë dhe vendimtare për arsimtarët që duan të fitojnë një vend pune në arsimin parauniversitar publik.

“Gazeta Shqiptare” publikon pikët për 1.060 kandidatët e DAR Tiranë dhe DAR Tiranë Qark që morën pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë”. Sipas drejtuesve të drejtorive arsimore, kjo nuk është renditja përfundimtare e arsimtarëve, pasi këtyre pikëve që ata kanë marrë në testim do t’u shtohen edhe pikët e dosjes, dhe më pas do të bëhet renditja përfundimtare e tyre për çdo profil/lëndë. Rezultati i testimit është një nga faktorët përcaktues, por jo i vetmi për t’u punësuar. Pikët e testit kanë 70% të peshës në garën për punë.

Shumatorja e tyre me pikët e dosjes, që secili prej tyre i ka marrë tashmë në Drejtorinë Arsimore, përbëjnë totalin e pikëve me të cilat shpallet ose jo fitues. Por, mundësia e punësimit është në varësi të renditjes së tij dhe vendeve në dispozicion për çdo DAR/ZA. Prioritet ka ai kandidat me pikët maksimale, i cili ka të drejtë të refuzojë deri në tri vende që i ofrohen nga komisioni i ngritur posaçërisht. Kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit/lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucionet arsimore në prezencë të komisionit të ngritur pranë Drejtorive/Zyrave Arsimore Rajonale.

REZULTATET
Kandidati duhet të bëjë verifikimin e IDsë personale për të mësuar pikët që ka grumbulluar në provim. Në tabelat e mëposhtme, veç ID-së, kandidatët kanë të dhënë edhe lëndën si dhe pikët që kanë fituar në testim, të ndarë sipas përbërjes së tezës. Në kolonën e fundit, kandidatët kanë pikët totale që kanë arritur, ndërkohë që pikët maksimale të testit janë 70. Ndarja është bërë e tillë, pasi edhe testi ishte i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionit arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, dhe në total ka 30 pikë.

Ndërsa pjesa e dytë përmban përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës dhe në total ka 40 pikë. Sa u përket rezultateve të bëra publike nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA), pikët maksimale nuk janë marrë nga asnjë kandidat, por arritja më e lartë është 69 pikë. Vlerësimet mesatare me 34-46 pikë janë rezultatet që mbizotërojnë, por nuk mungojnë as kandidatët që kanë marrë një minimum prej 5 dhe 7 pikësh, e cila tregon për një nivel shumë të ulët të tyre. Këto vlerësime maksimale dhe minimale i gjen në kandidatët e DAR Tiranë Qytet dhe DAR Tiranë Qark.

ma.me

Next Post
Kadri Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt

Kadri Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In