• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Messi u largua, ja kush do jetë pasuesi i tij te Argjentina, tekniku Scaloni merr vendimin për fanellën me numrin “10”-të

by A. Q
02/09/2026 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lionel Messi mund të ketë tashmë një pasues për fanellën ikonike me numrin “10” te Argjentina.

Trajneri Lionel Scaloni raportohet se ka zgjedhur Nico Paz si lojtarin që do të trashëgojë numrin e legjendës së futbollit argjentinas pas largimit të tij nga kombëtarja.

Sipas ESPN Argentina dhe gazetarit Federico Bueno, Scaloni ka vendosur që 21-vjeçari Nico Paz të marrë fanellën me numrin “10”, nëse trajneri rinovon kontratën dhe vazhdon të drejtojë Argjentinën deri në vitin 2030.

Paz, i cili aktualisht aktivizohet te Como, ka mbajtur fanellën me numrin “18” në 11 paraqitjet e tij të para me ekipin kombëtar.

Vendimi vjen pas largimit të Lionel Messit dhe Nicolas Otamendit nga kombëtarja pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Për fanellën ikonike ishin përmendur edhe emra të konsoliduar si Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister, por Scaloni raportohet se ka zgjedhur t’i besojë brezit të ri.

Gazetari Federico Bueno ka zbuluar planin e brendshëm të kombëtares argjentinase.

“Nëse Scaloni rinovon si trajner i Argjentinës, gjë që pritet të negociohet në muajt e ardhshëm, fanella me numrin 10 do t’i shkojë Nico Pazit. Kjo është vendosur tashmë brenda stafit dhe po merret shumë seriozisht”, është shprehur Bueno.

Nëse marrëveshja për rinovimin realizohet, Paz pritet të marrë një prej fanellave më të rëndësishme në historinë e futbollit argjentinas.

 

Next Post
Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com