Alba dhe Semedo kanë lënë prapa dëmtimet, derisa Messi, që pushoi për ndeshjen me Interin, është rikthyer në skuadër…
Mbrojtësi i majtë, Jordi Alba dhe ai i djathtë, Semedo, kanë lënë prapa dëmtimet dhe janë të gatshëm për ndeshjen e radhës që Barcelona do ta zhvillojë me Real Sociedadin.
Që të dy kthehen atëherë ku Barcelonës i duhen më së shumti, pak ditë para ‘El Clasicos’ në ‘Camp Nou’.
Kurse Lionel Messi, që u la në shtëpi për ndeshjen me Interin në Ligën e Kampionëve, është rikthyer në skuadër.
19 futbollistët e ftuar për ndeshjen me Real Sociedad: Ter Stegen , Neto , Semedo , Sergi Roberto , Piqué , Lenglet , Todibo , Umtiti , Alba , Sergio Busquets , Rakitic , Vidal , Aleñá , De Jong , Griezmann , Suárez , Messi , Ansu Fati dhe Pérez.