• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësoni se kush janë 5 shenjat e horoskopit më të dështuara në dashuri

by Java News
11/04/2018 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kush është njeriu i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Këtu janë të gjitha shenjat që janë të papërputhshme me karakterin tuaj dhe nga e cila është më mirë të shpëtoni!

Një pyetje që duhet të bëni që në takimin e parë është kjo: “Çfarë shenje je ti?”. Dhe nga përgjigjja do të kuptoni menjëherë nëse lidhja mund të funksionojë ose jo. Ndër shenjat e zodiakut ekzistojnë shumë ngjashmëri, por edhe mospërputhje që rrezikojnë kthimin e marrëdhënieve tuaja në ferr.
Pas romancës fillestare, kur gjithçka është trëndafila dhe lule, personaliteti i vërtetë i njeriut para jush shfaqet dhe nuk përputhet gjithmonë me tuajën. Për shembull, ju rrezikoni të dominoni vazhdimisht nga një partner më i fortë ose duke u varur nga programet e tij.
Qëndrimi armiqësor i dikujt në fillim të lidhjes mund të kthehet frikshëm në një xhelozi. Dashuria duhet të sjellë anën tuaj më të mirë dhe jo atë më të keqe. Shfletoni galerinë e mëposhtme për të mësuar më shumë.

Dashi: Mos u lidhni kurrë me një Bricjap – Dashi shkel rregullat dhe Bricjapi i dikton ato. Shpirti i improvizimit që ka Dashi luftohet me saktësinë dhe parashikimin e Bricjapit si dhe me fiksimin e tij me punën. Do t`ju duket sikur jeni me shefin tuaj.

Demi: Mos u lidhni kurrë me një Ujor – Në një marrëdhënie në çift ju jeni me përkëdhelje dhe dashuri, ndërsa Ujori është një paradoks i logjikës dhe rebelimit. Rezultati? Një konfuzion i pakontrollueshëm.

Binjakët: Mos u lidhni kurrë me një Akrep – Loja e joshjes është jashtëzakonisht e nxehtë midis Binjakeve dhe Akrepit, por kur bëhet fjalë për kushte, loja vështirësohet. Binjakët janë më liberal, nuk bëjnë shumë pyetje dhe i marrin gjërat kur ti vijnë, ndërsa ata që lindin nën shenjën e Akrepit janë në marrëdhënie serioze që nga fillimi, duke kërkuar ekskluzivitet dhe besnikëri që pas puthjes së parë.

Gaforrja: Mos u lidhni kurrë me një Shigjetar – Shigjetari hyn në jetën tuaj si një tornado dhe ju nxjerr jashtë zonës tuaj të rehatisë. Uljet dhe ngritjet e tij rrezikojnë ta kthejnë ndjeshmërinë tuaj në një gjendje ankthi shumëvjeçar. Një shigjetar nuk e kupton se çfarë do të thotë të kesh nevojë për të marrë kohë për vete dhe për çiftin, ai gjithmonë duhet të jetë i shoqëruar.

Luani: Mos u lidhni kurrë me një të shenjës së Peshqve- Ju do të magjepseni nga shpirti ëndërrimtar që kanë peshqit, derisa ai nxjerr shpirtin e tij më melankolik. Një Luan nuk mund t’i rezistojë shumë një Peshku që e injoron përditë dhe nuk i përgjigjet mesazheve të tij.

Virgjëresha: Mos u lidhni kurrë me një Peshore – Takimet e para janë të përsosura dhe do ju duket të jeni në harmoni të plotë. Por, idili nuk zgjat shumë. Mashkulli Peshore e ekspozon veten deri në ftesën e ardhshme, por asgjë më shumë. Ndërsa ju duhet të dini që në fillim rrugën që do të marrë marrëdhënia. Një Peshore vë në provë durimin tuaj dhe kjo ju bën të nxirrni anën tuaj më të keqe.

Peshore: Mos u lidhni kurrë me një të shenjës së Virgjëreshës – Dashuroni të dy gjërat e bukura në jetë dhe ndani të njëjtën shije të rafinuar. Por, ndërsa ju shikoni në botën e gjallë e me ngjyra, mashkulli Virgjëreshë është tërësisht i fokusuar në përmirësimin e vetes dhe do të jetë gati për t’ju kritikuar. Dhe mirupafshim mirëkuptim seksual.
Shigjetari: Mos u lidhni kurrë me një Akrep – Është e vështirë të mbash mashkullin Akrep në zonën e miqve. Kur bie në dashuri, ai mund të bëhet shumë ngjitës!

Akrepi: Mos u lidhni kurrë me një Binjak – Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje t’i dominoni ato. Dhe do të përfundoni duke shkatërruar jetën tuaj duke kontrolluar telefonin dhe duke u bërë xheloz.

Bricjapi: Mos u lidhni kurrë me një Dash – Dashi është Piter Pani i zodiakut dhe ju, nga ana tjetër, janë veçanërisht të mençur dhe me këmbë në tokë. Rreziku i një marrëdhënieje “toksike” është mjaft konkret.

Ujori: Mos u lidhni kurrë me një Dem – Ju me siguri do të vlerësoni shpirtin e tyre romantik, por, nuk do ta kuptoni pse në dashuri ata janë gjithmonë kaq të pasigurt dhe kanë një nevojë të vazhdueshme për t’i thënë “Unë të dua” në çdo mesazh. Edhe prioritetet e ndryshme të jetës mund ta bëjnë lidhjen të vështirë. /tc

Peshqit: Mos u lidhni kurrë me një Luan – Në fillim do të magjepsesh nga kalorësia e luanit dhe programet e tij gjatë gjithë natës. Por, mendjemadhësia e tij dhe krenaria e tij do të bëjnë të ndihet konfuzioni dhe ngathtësia e marrëdhënies./TCH/ma.me

Next Post
FOTO/ Ka makina të shtrenjta, por ka targa akoma më të shtrenjta, plot 14.4 mln paund

FOTO/ Ka makina të shtrenjta, por ka targa akoma më të shtrenjta, plot 14.4 mln paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In