• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësimi në shkolla/ Kushi: Nxënësit e arsimit parauniversitar i rikthehen modelit të mëparshëm për provimet!

by
10/05/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit e klasave të 5-ta dhe të 9-ta, në arsimin 9-vjeçar, do t’i nënshtrohen procesit të provimeve këtë vit, ndryshe nga sa ndodhi vitin e shkuar akademik për shkak të pandemisë së COVID.

E ftuar në “Report TV”, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se po ashtu edhe gjimnazistët, në provimet e maturës këtë vit nuk do të kenë vetëm pyetje me alternativa, si një vit më parë, por edhe me zhvillim, duke u rikthyer në këtë mënyrë në modelin e mëparshëm sa i përket provimeve.

“Ne u detyruam që provimet për klasën e 5 dhe të 9 t’i anulojmë vitin e kaluar, ndërsa për maturantët u bënë, por psh kishte provim vetëm me alternativa. Kemi dalë në konkluzionin që këtë vit do zhvillohet këto provime dhe për maturën do ketë edhe pyetje me zhvillim. Po i rikthehemi metodës së mëparshme. Vlerësimi do bëhet edhe me skanim elektronikisht. Kemi bërë ndryshime për nivelet e vështirësitë, 40% niveli i parë, 40% i dyti dhe vetëm 20% do të jetë niveli më i lartë i vështirësisë. Unë uroj shumë që të kthehemi vitin tjetër në mësimin ën banka, por duhet të jemi të përgatitur. Unë uroj që të mos i kthehemi mësimit online vitin që vjen”, tha Kushi.

Duke pranuar se mësimi online nuk është 100% efikas, sikurse mësimi në klasa, Kushi tha se po vlerësohen mangësit apo boshllëqet që mund të kenë nxënësit, për të hartuar më pas një plan vitin që vjen, për plotësimin e tyre.

“Ky vit ka qenë i vështirë, ka qenë një sfidë globale. Por prioriteti kryesor ishte jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të afërmve të tyre. Kemi punuar në një rrezik të jashtëzakonshëm. Kaluam një luftë të vështirë, që nuk ka përfunduar akoma dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Mësimi online nuk mund ta ketë efikasitetin 100%, por kemi marrë masa për të vlerësuar të gjitha mangësitë dhe problematikat e krijuara, pra boshllëqet, në mënyrë që të bëjmë një plan të posaçëm vitin e ardhshëm për të plotësuar këto mangësi”, u shpreh ministrja.

Për vendimin për për kthimin e studentëve në klasa për konsultime dhe provime, Kushi tha se kjo erdhi për shkak të uljes së numrit të mësuesve të infektuar dhe vaksinimit me ritme të shpejta në radhët e arsimtarëve.

“Ishim në një situatë ku ishte minimizuar shumë numri i mësuesve të infektuar dhe vaksinimi i mësuesve ka ecur me ritme më të shpejta se sa kishim pritur dhe ndaj morëm vendimin për rikthimin e nxënësve parauniversitar në klasa, por duke respektuar numrin minimal, klasat e ndara në dy grupe. Duke respektuar mbajtjen e maskave, të gjitha rregullat e përcaktuara pra. Më vjen mirë për maturantët, që kanë qenë totalisht online në zonat me rrezik të lartë nga COVID, ndërsa tashmë jemi në kushte ku po punohet për të rikuperuar mangësi që mund të jenë krijuar gjatë kësaj periudhe. Patëm vendim pozitiv për kthimin në auditorë të studentëve për konsultime dhe provime. E gjykuam të nevojshme që studentët të shkojnë në auditorë për konsultime e praktika dhe për të vijuar procesin e provimeve në auditorë”, theksoi Kushi.

Një koment Ministrja Kushi e pati edhe për situatën politike në vend, ku akuzat e PD ndaj PS për manipulim votash, i konsideroi “boshe”. Sipas saj, kjo është kthyer në një “traditë’ të PD sa herë që humbet zgjedhjet.

“Ne i inkurajojmë institucionet e drejtësisë që çdo akuzë e ngritur nga PD apo kushdo tjetër, të hetohet dhe nëse ka të vërteta të merren masa. Por për akuza në erë, që është bërë traditë për PD, që sa herë humbin zgjedhjet thonë janë vjedhur dhe i inkurajo deputetë e opozitës që çdo provë ta çojnë te organet kompetente”, tha Kushi./ b.h

Next Post
Ju rrëfej fitoren e madhe që arriti opozita shqiptare!

Opozita duhet të burgosë 10 400 komisionerët e saj, që të përmbysë zgjedhjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com