• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona!

by Ben Andoni
14/04/2020 23:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Gjendja e jashtëzakonshme, që ka përcjellë Covid-19 në Shqipëri dhe të gjithë botën, provoi shumë gjëra në aspektet makro dhe mikro të çdo fushe jetësore, porse në rastin tonë konfirmoi kotësinë e dhjetëra partive, që i marrin buxhetit të shtetit tonë fonde pa fund dhe si shkëmbim i “filtrojnë” individë të pavlefshëm, që jo pak herë u bien në dorë fatet e vendit.

Ashtu si ndodh rëndom, pesha e fajit i vendoset KQZ-së, një strukturë që megjithë reformimin nuk i shmanget dot stigmës politike. Të paktën, edhe zgjedhjet e fundit, me kushtet shumë specifike që u realizuan me tërheqjen e Opozitës e treguan plotësisht këtë fakt.

Por, paçka atyre që thuhen, financimi i partive politike në Shqipëri, mbetet një nga lëmet ku është e vështirë të futesh, pasi është kinse një ligj i paqartë, ku realisht u është lënë vetë partive të deklarojnë, por sesi bëhet auditimi në të gjithë procesin që nga raportimi dhe kontrolli mbetet e paqartë, ku në fund KQZ verifikon vetëm afatin e dorëzimit të raportit financiar. E mbi të gjitha me syrin e lirë, kur shikon fushatën në terren dhe deklarimet realisht mbetesh me gishtin në gojë. Madje, edhe vetë KLSH-ja, që anatemohet sipas rastit, kur provon të futet realisht në deklarimet e njërës apo tjetrës parti, duket se e ka të pamundur.

Larg këtij argumenti, që duket se do ta gërryejë buxhetin tonë të varfër dhe në të ardhmen, një gjë mbetet e ngulitur: Shumë nga partitë politike ekzistuese nuk përfaqësojnë realisht fasha shoqërore të përcaktuara dhe problematikat e duhura. Lehtësisht, situata e koronavirusit na vuri përpara situatën, ku përveç dy-tre partive kryesore, të tjerat janë jo thjesht zgjatime të tyre, por krejtësisht inekzistente. Dhe, për këtë nuk mund të çuditesh, kur ato nuk përfaqësojnë asgjë, veç emrit të kryetarëve të tyre, që në zgjedhje kuptohet u ngjiten partive kryesore. Atributet që kanë pas emrit parti janë thjesht zgjidhje leksikore që u japin mundësi për të rehatuar militantët, kurse konjukturat politike, raste për të kapur pushtet. Dhe, ndaj ndodh rëndom në këto ditë, që Partitë që merren me të Drejtat e Njeriut janë të pazë, ato që përfaqësojnë gjoja fashat e ndryshme shoqërore nuk dinë të thonë asgjë për masat e qeverisë ose në rastin e fundit të ndryshimeve të Kodit apo të parashtrojnë politikisht diçka alternative.

Në një hulumtim të disa muajve të mëparshëm, që tani duket sikur vjen nga një periudhë tjetër, Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Institutit Shqiptar për Sipërmarrjen, provoi se shpenzimet e partive në fushatë janë afro 23 milionë euro duke relatuar për shifra që shkojnë gati dhjetëfish i atyre, që deklarohen zyrtarisht. Dhe, nuk është argument në këtë shkrim i fushatave të lobimeve të partive kryesore PS dhe PD, por edhe LSI, që realizohen me struktura të huaja dhe që gëlltisin shuma të frikshme.

Mbase Reforma e ardhshme Zgjedhore, e cila mbeti rrugës prej Covid-19, mund ta filtrojë shumë nga këto struktura që nuk përfaqësojnë asgjë, por një gjë dihet mirë: Shqipërisë i duhet një Ligj për Partitë Politike, që ta pastrojë skakierën e saj nga formacione të pafundme e prej lloj-lloj politikanësh që e kanë bërë parlamentin tonë aq qesharak, por edhe ta fusë në një hulli më normale të zhvillimit politik. Kuptohet, kur të kalojmë batërdinë e koronavirusit, që na e nxori lakuriq pjesën më të madhe të politikanëve tanë. (Javanews)

 

 

Next Post
Rreth 20% e shqiptarëve të rritur kanë së paku një sëmundje/ Ja ç’po gabojmë me ushqimin

Rreth 20% e shqiptarëve të rritur kanë së paku një sëmundje/ Ja ç’po gabojmë me ushqimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In