• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mësimi fetar në shkolla është thjesht i tepërt!

by Ben Andoni
10/04/2016 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Rilindasit e vërtetë shqiptarë në ag të pavarësisë kuptuan një gjë se nëse Shqipëria duhej të mund të përparonte, së pari duhej të arsimohej dhe të ndriçohej. Kjo ishte detyra e parë, pas ruajtjes së gjuhës, kurse të tjerat thjesht do të vinin më pas. Mes të tjerave edhe feja, që shumëherë e kishte sabotuar realisht gjuhën dhe vetë integritetin e shqiptarëve.

 Në vitet e ekzistencës së shtetit tonë, feja ka pasur një marrëdhënie gati shemrie me shtetin. Që do të thotë se vazhdimisht e kanë qesëndisur njëra-tjetrën. Të kujtojmë regjimin e Zogut me atë që bëri kundër arsimit fetar dhe pastaj luftën ndaj klerit; të mos harrojmë atë që iu bë më 1967 klerit nga komunistët apo që vetë feja bëri me pushtuesin, dhe e fundit ajo që ndodh në ditët tona me radikalizmin, përçarjen dhe mosnjohjen e autoritetit të shtetit apo kur religjionet po vuajnë për pronat  e tyre dhe objektet e ndryshme që s’u njihen. E që të gjitha bashkë, megjithë rendjen e politikanëve shqiptarë në kremtimet fetare, nuk po ndryshon.

Së fundmi, deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se ka ardhur koha që shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare, është shumë e stisur. Kjo për faktin e vërtetë se marrëdhënia e drejtë me fenë fillon kur t’i respekton tagrin e tyre dhe nuk i shfrytëzon aq turpshëm për të treguar tolerancën skajore, për të cilën koha ka treguar edhe referenca të tjera, që s’jemi aq tolerantë.

Edukimi fetar në shkollë është realisht i nevojshëm, por në një vend me disa besime, duhet të dish se ku mund ta fusësh këtë lloj lënde. Që do të thotë se është lënda e historisë, ajo që mund të shërbejë shumë mirë për të dhënë kulturën e mjaftueshme të përgjithshme, bashkë me evolucionin e besimeve që nga kohët e vjetra. Në rastin e Shqipërisë kemi botime të mira që tregojnë evolucionin e institucioneve të besimeve, që mund ta ushqejnë shkollën dhe të japin kulturë të mjaftueshme fetare.

Nisur nga mënyra e thënies nuk besojmë se kjo deklaratë e kryeministrit do të zërë vend menjëherë ose më e besueshme është që duket e thënë sa për të hequr pak vëmendjen, një gjë që po e trashëgon nga paraardhësi i tij Berisha, i cili gjithnjë shpikte gjëra të jashtëzakonshme për të ç’tensionuar vëmendjen publike nga përditmëria e vështirë. Dhe kaq e vërtetë është kjo saqë ti e kupton kur të rinjtë ende ndjehen të braktisur nga reformat e fundit në Arsim, kur papunësia e tyre po bëhet gjithnjë më e madhe dhe pyetjeve të tyre për të ardhmen nuk ka më askush nga demagogët e dy krahëve të politikës t’u përgjigjet realisht. Pasi këto përgjigje tashmë nuk mund t’u besohen rrjedhimeve prej mësimeve fetare që premtojnë mbretëritë e Zotit në tokë, që të afrojnë nënshtrimin, jo rrallë luftën ndaj tjetri, përfytyrimet mrekullibërëse dhe mbi të gjitha heshtjen, por duan objektiva reale të prekshme.

Ky debat që sapo fillon mbase do duhej të inicohej nga fushata debati në segmente të ndryshme të shoqërisë me njerëz të shkencës, specialistë të arsimit dhe dinjitarë të fesë.

Kjo është më e thjeshta dhe më e pranueshme dhe jo debatet shterpë që vërtetë mund të ngjallin përçarje mes një populli jo aq besimtar, siç e tregon realisht historia.

Një të fundit argument gjë që të vjen ndërmend është edhe harrimi i përpjekjes së madhe të patriotëve shqiptarë që laicitetin e shkollës e shpallën kredo të punës së tyre dhe që shërbeu për krijimin e shkollës laike kombëtare, një nga gjërat më të mira që ka mbajtur këtë vend në shekuj. Por sot, Rilindasit e vërtetë nuk janë më në modë në Shqipërinë “moderne” të shekullit XXI, mbushur me paradokse dhe me reforma rilindase, që nuk po japin rezultat.

Next Post

"Kam trafikuar drogë për kryetarin e Bashkisë Këlcyrë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In