• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mësim me 4 turne/ Drafti i Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor: Hiqen testimet në disa lëndë, mësimi online pa nota

by Java News
26/08/2020 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet drafti i Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor. Ministria e Arsimit njofton se ka tre skenare për zhvillimin e mësimit, teksa mësohet se do hiqen testimet në disa lëndë dhe mësimi online do të jetë pa nota.

Sipas draftit mësimi do të zhvillohet me 4 turne, deri në orën 19:45 të mbrëmjes. Ndërsa orët mësimore do të zhvillohen nga 25 deri në 45 minuta. Report Tv ka siguruar draftin e plotë të Ministrisë, në të cilën janë përcaktuar qartë se si do zhvillohet mësimi dhe detyrat të të gjithë aktorëve kryesorë në këtë proces që nga drejtoria e shkollës deri tek sanitarja, por edhe te prindërit si një nga hallkat më kryesore.

Skenari i parë është që mësimi të zhvillohet në ambientet e shkollës dhe është më tepër i zbatueshëm për shkollat në zonat rurale, ku numri i nxënësve në klasa nuk është më shumë se 20. Në këtë rast është i mundur distancimi fizik dhe mësimi do të zhvillohet me një turn ku një orë mësimi do të zgjasë 45 minuta. Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta mësim. Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites. Pra, nxënësit do të zhvillojnë mësimin 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni.

Për turnin e parë
ndajnë çdo klasë në dy grupe:
-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;
-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Për turnin e dytë
ndajnë çdo klasë në dy grupe:
-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45;
-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45.

Gjatë orëve të paradites do të bëjnë mësim klasat e ciklit fillor. Skenari i dytë është që mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë). Nga mësimi online nuk do të ketë vlerësime me nota.

Skenari i tretë është mësimi online dhe ky do të jetë në zbatim  vetëm nëse situata e shifrave me COVID do të ketë përkeqësime. Ora e mësimit do të jetë 25 minuta ne dy orë të njëpasnjëshme.

g.kosovari

Next Post
Infektohet me COVID shefi i Rendit në Librazhd dhe dy efektivë në Elbasan

Infektohet me COVID shefi i Rendit në Librazhd dhe dy efektivë në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

July 18, 2026
Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

July 18, 2026
“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

July 18, 2026
Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

July 18, 2026
Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

July 18, 2026
Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

July 18, 2026
Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

July 18, 2026
Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

July 18, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Është marrë vendimi tashmë…

July 18, 2026
Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In