• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mesila me ngjyrat e Rilindjes”, çamët, Zeusi…batutat e Ramës te Kongresi i PDIU

by A R
04/06/2016 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shpresoj që fqinjët mos ankohen se e bëmë edhe Zeusin çam. Ajo që desha të them është që gara me mitet nuk i ka sjellë asgjë të mirë fqinjësisë mes shteteve apo komuniteteve. Javën që vjen ulemi në tavolinë me grekët për te diksutuar për ligjin absurd të luftës dhe zgjidhjen e çeshtjes çame se tani grekët nuk ikin më nga tavolina”.

Në fjalën e tij, Rama i është referuar historisë së padrejtësive që janë bërë me popullsinë çame por edhe përpjekjeve të shqiptarëve për ta zgjidhur këtë padrejtësi të popullsisë shqiptare çame. E ka nisur me batuta fjalimin e tij kur evidentoi se deputetja e PDIU-së Mesila Doda ishte veshur hijshëm me ngjyrat e Rilindjes, për të kaluar më pas me të pranishëm të tjerë, pinjollë të dinastive të mëdha shqiptare që kanë kontribuar ndër shekuj për zgjidhjen e çështjes çame. Një prej tyre ishte pinjolli i familjes së famshme mirditore Gjonmarkaj.

“Nuk kam se si të mos e nis me Prengë Gjokën, pinjollin e Gjonamarkajve të Mirditës i cili në vitin 1883, kryesonte një komitet qëndror të Korfuzit i përbetuar të mbronte midis të tjerash pacënueshmërinë e trojeve çame si trashëgimi e një populli autokton. Ky katolik malsorë Preng Gjoka, më 7 nëntor 1883, doli me një proglamatë publike drejtuar fuqive të mëdha në emër të këtij komiteti, ose të një partie gege e toske shqiptare e cila vibron edhe sot në dejet e kombit tonë si një klithëm që kërkon drejtësi dhe jo hakmarrje. Proklamata fillon kështu: shqiptarëte  shqipërisë së epërme të epirit dhe Maqedonisë i drejtohet qeverive shpirtmira dhe humane të Evropës, … e kjo thirrje  përfundon me një klithëm që vazhdon edhe sot që është udhërrëfyesi juaj dhe brenga jonë e përbashkët kombëtare. Ky është zëri i atyre që urrejnë të jetojnë në shtypje. Me zemrat të coptuara nga hidhërimi i bëjnë thirrje qeverive të evropës, ju përgjerohen me thirrjen e shpirtit të tyre: ndal, edhe këta janë bij të zotit, lereni të qetë të jetojnë jetën e tyre. Jam i lumtur që jam sot mes jush”, tha Rama.

Ai i referohet historisë e personaliteteve të famshme që kanë shkrua për çamërinë. “Sipas artistes së paharruar botërore, orakullit të Dodonës, se olimpi e ka fillin në çamëri, për ti dhënë peshën e duhur çështjes çame. Altarin e parë zoti e pati në çamëri…. Por kjo e sotmja nuk është koha dhe kjo e juaja nuk është partia që duhet të mbërthehet pas të shkuarës. Por shpresoj që fqinjët mos ankohen se e bëmë edhe Zeusin çam. Ajo që desha të them është që gara me mitet nuk i ka sjellë asgjë të mirë fqinjësisë mes shteteve apo komuniteteve. Gara se kush është më i madh e kush ka më shumë heronj, është një garë që i takon të shkuarës. Prandaj këtë shëmbëlltyre përbashkuuese, nën kurorën e ullirit, e shikoj si kurorë të fqinjësisë së mirë dhe zëdhënësi të domosdoshme për reciprocitet të shqiptarëve mes vedi dhe me fqinjët.

Ethet e nacionalizimit etnik nuk i shërbejnë vendit tonë. I duhet një patriotizëm modern që vjen nga poshte që merr energji nga shqiptarët e ndarë në shumë teritore e shumë vende të botës, në trojhet amë apo në emigracion, që merr energji nga vepra të njohura e të panjohura njerzish të mëdhenj apo të zakonshëm, që merr energji nga kombëtarja jonë e futbollit, që shumëfishohet në riprodhimine energjisë për hqjen e barrierave në hapësirën shqiptare, është patriotizmi I shëndetshëm për kohën tonë, që nxit passion për ti shërbuyer emrit të mirë të familjes dhe përmsstyij emrit të vndit tënd por që nuk ka yryshe e nuk ushqen urrejtje”, ka thënë sot Rama.

Kryministri komentoi edhe kritikat e kryetarit të PDIU-së për qeverisjen, duke e shoqëruar me batuta për basketbollin, referuar faktit se kongresi i PDIU-së zhvillohet pikërisht në pallatin e sportit, ku Rama ka lujatur basketboll. “Gjuajtjet e Shpëtimit janë të mirëseardhura dhe kanë efektin e duhur. Shpëtim të falenderoj dhe ju falenederoj shumë që më ftuar në këtë kongres rrënjëlëshues se për mua rrënjët janë të rëndësishme…Falenderoj Shëtimin që foli aq gjatë se nuk ankohen për mua që flas më gjatë se të gjithë…

Rritjen e PDIU e shoh dhe është shqetësim se janë vota që mund t’i merrnim ne dhe me besoni se ka edhe të tjerë që shqetësohen për këtë rrijte”, tha Rama./27.al

Next Post

VIDEO/ Manovra stërvitore e dështuar, gruaja rrëzohet nga lartësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In