• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesila Doda ngren çështjen Çame në Gjenevë: Greqia në anën e gabuar të historisë

by Java News
25/10/2016 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka ngritur Çështjen Çame në Unionin Ndërparlamentar që mblidhet në Gjenevë të Zvicrës. Para deputetëve nga e gjithë bota, ajo ka rrëfyer historinë e Çamërisë, duke e treguar si histori të familjes së saj.

“Është një rast i jashtëzakonshëm për mua të jem sot e pranishme në këtë seancë, në të cilën flitet për thelbin e qytetërimit tonë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe pasojat katastrofike që sjell pashmangshmërisht mosrespektimi i tyre. Historia e njerëzimit njeh shembuj të panumërta të cenimit të tyre, shembuj të afërt e të largët, por unë dua të sjell sot para jush një histori personale, që vjen nga një tragjedi genocidi e përjetuar nga rreth 30.000 shqiptarëve të Çamërisë, krahinës që sot përfshihet në Greqinë e Veriut. Këta njerëz jetuan, u torturuan dhe në fund u deportuan duke humbur çdo të drejtë njerëzore përfshirë edhe jetën në spastrimin etnik që bandat pronaziste të kohës bënë me to.

Tani siç e thashë qysh në fillim kjo histori më përket personalisht. Sot, im bir nuk gëzon dot asnjë nga të drejtat që duhet të kishte të trashëguar nga gjyshi i tij. Nuk e ka nënshtetësinë, shtëpinë dhe pronat e gjyshërve të tij, nuk mundet të kërkojë të drejtat që rrjedhin nga kjo trashëgimi, sepse shteti grek mban në këmbë ende një Ligj Lufte të shpallur nga Mbreti i Greqisë në vitin 1940 dhe e përdor këtë si një modalitet juridik që të gjithë trashëgimtarët e shqiptarëve të Çamërisë të mos e përdorin dot kërkimin e të drejtës në gjykatat e shtetit grek dhe më tutje në atë të Strasburgut. Ndërkohë, të drejtat e njeriut mbeten të dhunuara, gjenocidi mbetet i padënuar”, tha Doda

Më tej ligjvënësja shqiptare ka vënë në dukje se sa shumë artikuj të dy konventave të OKB-së të nënshkruara edhe nga shteti grek janë shkelur me të dyja këmbët në rastin e tragjedisë çame, shkruan shqip.

“Do e nis me dy Konventa të OKB; Konventën për parandalimin dhe dënimin e krimeve te Gjenocidit 1945 dhe Konventën për Krimet e luftës 1968.

Shqipëria dhe Greqia janë vende anëtare dhe kanë firmosur në të dyja këto Konventa. Në to përcaktohen qartë detyrimet e shteteve anëtare për të zbardhur dhe dënuar çdo formë të krimeve të luftës dhe ato të spastrimit të një etnie, race apo grupimi tjetër. Në to përcaktohen edhe mosamnistimi, sepse janë vepra me pasoja të rënda për njerëzimin, ndaj kjo çështje nuk është tabu, duhet të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe të zbardhim njëherë e përgjithmonë çdo vrer e krim mes nesh, sepse e vërteta dhe vetëm e vërteta do krijojë mes nesh atë energji pozitive që do çlironte marrëdhëniet tona. Sepse, e vërteta dhe vetëm ajo do çlironte shtetin fqinj nga demonët e të shkuarës”, tha më tej deputetja e PDIU./a.k

Next Post
Ambasada e SHBA; “Pyesni Konsullin”,për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë

Pezullimi i “Vettingut”, SHBA-BE: Respektojmë vendimin e Kushtetueses, referimi në “Venecia” sa më shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In