Partia Demokratike zhvilloi dje mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar pas zgjedhjeve vendore. Por në këtë mbledhje të selisë blu ra në sy mungesa e deputetes Mesila Doda. Për gazetën Panorama deputetja u shpreh se mungesa e saj në këtë mbledhje vjen për faktin se nuk ishte ftuar.
Megjithatë është tashmë e ditur se deputetja Doda ka qenë gjithnjë një zë kritik brenda selisë blu. Para disa ditësh, në përfundim të porcesit të numërimit të zgjedhjeve vendore, Doda postoi në FB një status kritik për situatën në kampin e djathtë pas zgjedhjeve, ku i kujtonte Sokol Olldashin kreut aktual të PD Lulzim Basha.
“Te pakten sot biem dakort te gjithe qe ti kishe te drejte. Te pakten sot mund te rikujtojme se ti ja kishe thene. Politika nuk eshte as matematike, as ekonomi e as llogari meskine numrash… eshte filozofi dhe inspirim,” shkruante Doda.
Ndoshta kjo mund të jetë një sinjal se Doda mund të jetë drejt përjashtimit nga Partia Demokratike.
Ndërkohë në kampin e majtë, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS mungonte Ben Blushi. Edhe deputeti socialist ka qenë shumë kritik përpara zgjedhjeve me kryeministrin Edi Rama, por nuk është prononcuar akoma për rezultatin e zgjedhjeve.









