• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesiç zbulon një detaj nga biseda që kishte me Millosheviçin, përfshirë Kosovën

by Aalison Pearse Stevens
29/06/2016 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, që njihet si përkrahës i shqiptarëve ka folur në një intervistë për gazetën “Der Standard” për Jugosllavinë dhe shpërbërjen e saj. Ndër të tjera ai përmend edhe planin e Millosheviçit për asimilimin e shqiptarëve në Kosovë.

Mesiç gjatë intervistës thotë se Millosheviçi e ka parë që nuk ka pasur mundësi të marrjes së Kroacisë nën kontroll, është fokusuar te një pjesë e Bosnje-Hercegovinës dhe në Kosovë, transmeton Koha.net.

Masat e dhunshme të regjimit serb mbi popullatën dhe punonjësit kosovarë në institucionet e Kosovës së atëhershme, kanë pasur qëllim sipas Mesiqit, shpërndarjen e dy milionë banorëve në Shqipëri, por edhe në Maqedoni për ta destabilizuar fqinjin juglindor të Kosovës.

 

“Ai ishte i bindur se në këtë mënyrë mund të mashtrojë komunitetin ndërkombëtar dhe ata më pas të kërkojnë prej atij, si burri më i fortë në rajon, të stabilizojë Maqedoninë dhe Shqipërinë”, shprehet Mesiç, teksa zbulon se si do të kolonizohej Kosova nga serbët e Kroacisë.

“Serbët nga Kroacia, ai (Millosheviqi) donte t’i vendoste në Kosovë, pas spastrimit etnik. Pas operacionit ‘Oluja’(shq. ‘Stuhia’) në korrik të vitit 1995, një pjesë e madhe e popullatës serbe është tërhequr bashkë me ushtrinë serbe nga Kroacia në Serbi. Këta serbë ai nuk i ka refuzuar, sepse kishte nevojë për masë popullate për të kolonizuar Kosovën.

Por plani i dështoi. Shqiptarët e Kosovës nuk ishin nënshtruar dhe kishin krijuar UÇK-në. Kështu Kosova nuk u spastrua etnikisht dhe serbët nga Kroacia, gjithsesi, nuk e kanë dashur Kosovën”, thotë Mesiç.

Gazeta më pas e pyet ish-liderin kroat se nëse dihej që Milloshviçi kuptonte vetëm gjuhën e armëve, ashtu siç vepruan NATO dhe UÇK-ja në vitin 1999, pse nuk është vepruar më herët në Kosovë dhe se a kanë faj edhe lidët europianë në këtë mes.

Mesiç thotë se “është dashur të ndodhte, por Komuniteti Europian nuk ka pasur mekanizma sikur të NATO-s, që ka bërë aksionin e parë të saj në Kosovë. Ata (Komuniteti Europian) nuk ishin të përgatitur. Millosheviqi e dinte këtë me saktësi. Ai nuk ishte budalla. Ai kishte përdorur ushtrinë jugosllave për qëllimet e veta, e cila më vonë u kthye në ushtri serbe”.

Më pas ai shpalos edhe një bisedë që kishte me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviçin, gjatë një darke normale pas një prej mbledhjeve të byrosë politike.

“I thashë: ‘Dëgjo Sllobodan, plani juaj nuk është Jugosllavia, por Serbia e Madhe. Por të kesh kujdes, sepse dëmi do të jetë i madh. Sepse Serbia do të jetë fajtor për gjithë këtë konflikt dhe nuk do të jetë e mirëpritur në botë, do të jetë karakter turpi. Ju jeni gjithmonë serbët e lartë në Terazitë e Beogradit’. Ai e uli pipën dhe uiskin e më shikoi. Dhe pastaj unë përsëri iu drejtova: ‘Sllobodan kam vetëm një kërkesë’. Ai tha: ‘Le ta dëgjojmë’, e unë thashë: ‘Kur ta ndalni lidhjen atje, të lutem mendo për mua dhe unë do të mendojë për ty! Ai mu drejtua: ‘Do ta shohim se kush është më i lartë atje’”, ka përfunduar Mesiç. (b.an)

 

 

Next Post

Totozani: Qeveritë kanë detyrimin për ofrimin e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë shkarkimet në Koman dhe Vaun e Dejës/ KESH: Rritet prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit

Vijojnë shkarkimet në Koman dhe Vaun e Dejës/ KESH: Rritet prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit

January 10, 2026
Panik gjatë fluturimit nga Madridi drejt Tel Avivit, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit të basketbollistëve

Panik gjatë fluturimit nga Madridi drejt Tel Avivit, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit të basketbollistëve

January 10, 2026
Vjosa rrezikon sërish të dalë nga shtrati, rritet ndjeshëm niveli i lumit duke shkuar në 6 metra

Vjosa rrezikon sërish të dalë nga shtrati, rritet ndjeshëm niveli i lumit duke shkuar në 6 metra

January 10, 2026
Përmbytjet nga moti i keq në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

Përmbytjet nga moti i keq në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

January 10, 2026
Përshkallëzimi i protestave në Iran/ Khamenei: Nuk zbrapsemi nga vandalët! Trump: Jemi në ndihmë të popullit

Përshkallëzimi i protestave në Iran/ Khamenei: Nuk zbrapsemi nga vandalët! Trump: Jemi në ndihmë të popullit

January 10, 2026
Situatë e qëndrueshme në Shkodër, Rama: Nuk ka banesa të përmbytura apo problematika të evidentuara

Situatë e qëndrueshme në Shkodër, Rama: Nuk ka banesa të përmbytura apo problematika të evidentuara

January 10, 2026
Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

January 10, 2026
Rasti “Veliaj”/ European Business Magazine: Pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie! Procesi i rregullt ligjor, hap kyç

Rasti “Veliaj”/ European Business Magazine: Pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie! Procesi i rregullt ligjor, hap kyç

January 10, 2026
Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

January 10, 2026
“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In