• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mëshirojeni Zegjinenë, merruni me zengjinët e politikës!

by Java News
24/11/2025 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Rrozhani

Paraditen e 2 nëntorit, ndërsa në hollin e Pallatit të Kongreseve, mbaheshin homazhet për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS-së, Fatos Nano, në të djathtë të arkëmortit me trupin e tij, ishin ulur figurat e larta të politikës dhe jetës publike. Në radhën e dytë disa deputete rishtare dhe fiks pas Namik Dokles, “senator” i PS-së, shkrimtar dhe publicist, i përzënë si shumë të tjerë nga PS-ja prej lidershipit të ri, shfaqej e pikëlluar Zegjine Çaushi. Dy epoka brenda një metri vend.

Zegjineja kishte lindur 2 muaj para se Fatos Nano t’ia mbathte në Maqedoni, pasi më 14 shtator Sali Berisha hapi dy krahët dhe i tha turmës së rebeluar për vrasjen e Azem Hajdarit: Varroseni në Sharrë! Dhe një njëri krah tregonte selinë e kryeministrisë ku qindra militantë të armatosur duke përdorur si dash arkivolin e ish-liderit të Dhjetorit, hynë dhe morën me forcë kontrollin disaorësh të kryeministrisë.

Sot, Zegjine Çaushi, kjo 27-vjeçare e ardhur nga një fshat i vogël në bashkinë periferike të Roskovecit, është bërë tabelë qitjeje e preferuar për mediat e mbytura në batakun e klikimeve (pse fjalën institucion e shqipton “instucion”, rritur e thotë “rrjetur”, apo s’njeh numërimin pasi e shqipton 3 mijë e 700 mijë), por edhe të kolegëve në Kuvend (rasti me Ulsi Manjën në Kuvend, ku, mediat thanë se ai mblodhi, duke i dalë në krah kolegut demokrat Oerd Bylykbashi). Dhe më tej, mediat që harxhojnë kohë të vyer duke shpalosur Zegjinenë që inspekton veshur me atlete të bardha, apo duke i montuar një kallam peshkimi, me diçiturën: Qeveria e zgjidhi situatën katastrofike të përmbytjeje në qarkun e Fier, se ka dërguar atje Zegjinenë.

Zegjineja është e pafajshme në këtë gjueti denigrimi. Ajo është një copëz pasqyre e Shqipërisë së këtyre 3 dekadave të fundit, politikës dhe zengjinëve të saj.

Emri dhe thagmat e saj hynë në leksikun e shqiptarëve, politikës, lajmeve idiote dhe memeve prej 1 prillit, kur drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, do ta prezantonte si njërën nga kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në bashkinë e Roskovecit, të diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, një drejtuese e palodhur e Forumit të të Rinjve Socialistë, që vjen me energjinë  dhe pasionin e duhur për këtë sfidë të re… përfaqësuese e denjë e komunitetit, duke gëzuar respektin e të gjithëve”.

Padija e saj, edhe pse thotë, kur flet për veten, se ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera dhe ka mbaruar me medalje të artë, tregon mjerimin e arsimit në vend që edhe PISA nuk e paska renditur.

Hyrja e saj në Kuvendin e Shqipërisë, është një vendimmarrje e konsoliduar tashmë në lidershipet e partive të zengjinëve politikë që duan duan rreth tyre vetëm eunukë dhe konkubina, që nuk u rrezikojnë mbretërimin.

Ajo ka marrë, pas rinumërimit të 2 korrikut, 4626 vota në listë e hapur dhe bravo i qoftë, edhe pse 10 më pak se Mildrita Bardho, të cilës partia i tha të hapte krahun dhe turp i qoftë.

Zegjineja e PS-së ka shumë të ngjashëm në partinë e vet, ku deputetë janë të akuzuar për vrasje shtetërore më 21 janar, kryebashkiakë të akuzuar për korrupsion që përdorën financat e pushtetit vendor për t’u veshur deputetë dhe për të hartuar ligje për “Shqipërinë 2030 në BE”. Edhe më keq në krahun tjetër të politikës të mbushur me “yesman”-ë dhe analfabetë funksionalë. Mungojnë njerëzit e artikuluar dhe të ditur, sepse zengjini nuk i do. Ngjan me atë historinë e treguar për Afrim Krasniqin, ish-drejtuesin e parë të FRPD-së dhe deputet në moshë të re, që pasi mbaroi studimet në Gjermani, u kthye gjithë gëzim te selia e vjetër e PD-së për të rihyrë, por ai preu hovin Doktori: Mirë Afrim! Dhe Afrimi e gjeti vendin, fillimisht në median vendase dhe më pas duke themeluar një think tank e duke qenë prej vitesh tashmë një nga politologët më të njohur në vend.

Ndaj mos u merrni më me Zegjinenë dhe të ngjashmit e saj. Ajo dhe ata janë fryti i kësaj bahçeje të sunduar prej zengjinëve të politikës, që vendosin kush duhet shkulur me rrënjë dhe kush duhet të harliset, pa pyetur për të nesërmen e vendit.

Next Post
Program shkencor mbi djegien e plazmës së fuzionit

Program shkencor mbi djegien e plazmës së fuzionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

June 24, 2026
“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

June 24, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

June 24, 2026
Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

June 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In