• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesha e Lumturimit të ‘Martirëve’, policia e Shkodrës: Rrugët që bllokohen

by Java News
03/11/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës ka marrë një sërë masash për meshën e Lumturimit të ‘Martirëve’, e cila do të mbahet ditën e nesërme. Mësohet se ceremonia do të mbahet nesër rreth orës 10:00, në Katedralen e Kishës Katolike në qytetin e Shkodrës. Kjo Meshë do të kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato, ku janë të ftuar Autoritete të Larta të Vatikanit dhe në përbërje të delegacionit do të marrin pjesë dhe 5 Kardinalë. Sakaq, burime pranë policisë bëjnë me dije se qarkullimi i mjeteve do të ndalohet në disa rrugë.

MASAT E POLICISË
Më datë 05.11.2016 ora 10.00, në Katedralen e Kishës Katolike në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohet ceremonia e Meshës së Lumturimit të “Martirëve”. Kjo Meshë do të kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato, ku janë të ftuar Autoritete të Larta të Vatikanit dhe në përbërje të delegacionit do të marrin pjesë dhe 5 Kardinalë. Gjithashtu në këtë aktivitet janë pjesëmarrës edhe Personalitetet e Larta të Kishës Katolike në Shqipëri, Kosovë dhe vënde të tjera të Europës. Pritshmëria për të qënë prezent në këtë aktivitet është parashikuar deri në 10.000 persona.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurisë së zhvillimit të këtij aktiviteti, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit. Konkretisht informojmë dhe bëjmë me dije qytetarët e Shkodrës dhe pjesëmarrësve nga gjithë Shqipëria dhe Trevat shqiptare që do të marrin pjesë, se për një zhvillim normal të ceremonisë, janë parashikuar disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të Kishës Katolike dhe në aksin rrugor, si më poshtë vijon:

1.Në rrugën “Marin Biçikemi” do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga rrethrrotullimi i ish-degës deri tek rrethrrotullimi i shkollës “Pyjore” dhe anasjelltas, nga ora 22.00 i datës 04.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit në datë 05.11.2016 deri në orën 15.00.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të shfrytëzohet si vend për të ndjekur ceremoninë fetare nga pjesëmarësit.

Në vijim informojmë gjithashtu se:
2.Në aksin bulevardi “Mehmet Pashë Plaku”, sheshi “Perash”dhe rruga “Edith Durham” duke filluar nga ora 06.00 e datës 05.11.216 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në përfundim të aktivitetit.

3.Rruga “Geraj” dhe rruga “Justin Godard” nuk do të ketë lëvizje dhe parkim të automjeteve nga ora 22.00 i datës 04.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit në datë 05.11.2016.

4.Në segmentin rrugor të unazës lindore nga Stacioni i trenit deri tek rrethrrotullimi i shkollës “Pyjore” do të zhfrytëzohet segmenti ku do të mundësohet parkimi i automjeteve të pjesmarrësve në këtë aktivitet.

5.Njoftojmë administratorët e njësive tregëtare në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti në rrugën “Marin Biçikemi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet e tyre nga ora 06:00 në datë 05.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e komunitetit shkodran dhe mbarë Kombëtar e drejtuesve të automjeteve, të cilët të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.

ma.me

Next Post
Erdogan: Refugjatët po përballen me sjellje poshtëruese në Evropë

Erdogan mesazh Gjermanisë: Mos ndihmoni rrjetin puçist të Gulen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

July 7, 2026
Trump kritikon sërish Melonin: Më pëlqen, por nuk ishte me ne!

Trump kritikon sërish Melonin: Më pëlqen, por nuk ishte me ne!

July 7, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Rutina e “Kilometrit të fundit”

July 7, 2026
Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

July 7, 2026
SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

July 7, 2026
Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

July 7, 2026
Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

July 7, 2026
Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

July 7, 2026
Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In