• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesha e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas, Mitsotakis: Urë miqësie mes dy popujve, përulemi para madhështisë së tij

by B K
30/01/2025 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalimin e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos, e cila u mbajt në Tiranë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë greke e konsideroi Janullatos si urë komunikimi mes dy vendeve, ndërsa sot -tha ai- e vajtojnë grekë e shqiptarë.

Guximi dhe shpresa- u shpreh Mitsotakis janë busulla që e drejtoi Anastasin, ndërsa theksoi se “vdekja e tij krijon një boshllëk që nuk mund të plotësohet”

“Nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët, por edhe njerëzit në botë, pavarësisht fesë dhe kombësisë. Kryepeshkopi ishte një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikim mes dy shteteve. Prandaj me të drejtë mund të quhet diplomati i dashurisë, një mision që e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje dhe vendosmëri të palëkundur”, tha kryeministri i Greqisë.

Duke e quajtur shembull të ndritur të urtësisë por dhe të veprimit, kryeministri grek tha se kryepeshkopit Anastas rigjallëroi Orthodhoksinë në Shqipëri dhe pas do të lërë një boshllëk të pazëvendësueshëm

“Përulemi me nderim para madhështisë së këtij personaliteti të veçantë. Sepse Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti. Një dritë e Orthodhoksisë dhe e jetës së krishterë”.

Kryeministri kujton dhe një bisedë me kryepeshkopin

“Gurët që na hedhin, ata që luftojnë kundër veprës sonë,” thoshte shpesh me një buzëqeshje në fytyrë “ne i mbledhim dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla.” E thoshte dhe e nënkuptonte. Nuk është rastësi, pra, që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë. Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet “diplomati i dashurisë.” Një mision që ai e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje, por edhe me një vendosmëri të palëkundur”.

Next Post
Ceremonia e lamtumirës, Rama: Jeta e Janullatos tërësisht e përmbushur, punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale

Ceremonia e lamtumirës, Rama: Jeta e Janullatos tërësisht e përmbushur, punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

August 6, 2026
Trump dhe Vance thirrje amerikanëve: Votoni! Fitorja s’është ende e sigurt

Presidencialet e 2028-ës, Raporti: Trump u thotë donatorëve se sheh JD Vance si pasardhës

August 6, 2026
Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

August 6, 2026
Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

August 6, 2026
VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

August 6, 2026
Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com