• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mesazhi real i Berishës për Samitin e 6 dhjetorit

by Skënder Minxhozi
05/12/2022 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Të martën Evropa zbret në Tiranë në një format sa unik, aq edhe të papërsëritshëm në historinë tonë si shtet. Mbi 30 delegacione nga kontinenti dhe rajoni do të diskutojnë temat më të mprehta të aktualitetit, ku spikasin konflikti në Ukrainë dhe procesi i afrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Duhet të kthehesh 23 vjet pas, për të gjetur një paradë të tillë liderësh të kontinentit në Tiranë. Ishte koha e luftës në Kosovë kur Shqipërinë e vizituan të gjithë të fuqishmit e kohës, në solidaritet me fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit. Fatmirësisht sot Evropa mblidhet në një Ballkan ku s’ka më luftra. Jo të nxehta të paktën!

Në mesin e këtij eventi historik, ka një ngjarje të brendshme politike, e cila ka krijuar jo pak zhurmë e potere në Tiranën politike e mediatike. Natyra jonë egocentriste e ka fryrë kaq shumë çeshtjen e protestës që opozita pritet të mbajë në 6 dhjetor paralelisht me Samitin evropian, sa po merr më tepër peshë ato që do të thonë apo do të bëjnë Xhelal Mziu dhe Petrit Vasili atë ditë, sesa ato që do të deklarojnë Macron, Scholz apo të tjerët për fatin e rajonit dhe të kontinentit.

Berisha po shpenzon shumë që krijojë një gogol në sytë e evropianëve që do të vijnë në Tiranë. Po përpiqet t’u thotë se po i shkelin në derë një perversi, hajduti, përdoruesi e trafikanti droge, dhunuesi dhe terroristi që quhet Edi Rama. Sa më i lartë niveli zyrtar i Samitit, aq më e nxirë tabloja që po pikturon Sali Berisha në sytë e të huajve, aq më ekstreme gjuha e tij. Gjithçka e kuptueshme, gjithçka e justifikueshme me standartin e një njeriu të cilit i dhemb shumë fakti që Tirana do të jetë epiqendra politike e kontinentit.

Është krejt e natyrshme të mos e dojë këtë reklamë mediatike globale, këtë spot të madh politik e elektoral për Edi Ramën. Është e kuptueshme ta hidhërojë ky Samit në këtë kohë kur po e gjen të vështirë të ngjisë copat e thyera të pasqyrës opozitare dhe të përmirësojë imazhin e prishur nga statusi non grata në sytë e të huajve. E natyrshme dhe e kuptueshme gjithçka, por sërish e gabuar. Tragjikisht e gabuar për të dhe të tjerët rreth tij.

Berisha beson se duke i shkuar në ekstrem sjelljes së tij, si në planin verbal ashtu edhe në atë të kacafytjes eventuale me policinë në gardhin e zonës së sigurisë të Samitit, ai do të afishojë në sytë e Macron dhe Scholz se është gjallë politikisht, se ka në dorë diçka dhe se pa fjalën e tij nuk mund të ketë marrëdhënie normale të Perëndimit me Shqipërinë.

Në fakt strategjia opozitare e sfidës së hapur dhe refuzimit për të negociuar po krijon një efekt të kundërt nga ai që shpresojnë ish-kryeministri dhe ish-Presidenti. Duke sfiduar çdo logjikë që lidhet me sigurinë e aktivitetit dhe duke përdorur një gjuhë që s’ka asnjë lidhje me kodet dhe standartet e sjelljes e të komunikimit të 27 shefave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, Sali Berisha dhe Ilir Meta vetëm sa po ju kujtojnë edhe një herë evropianëve se në Shqipëri nuk kanë një partner tjetër të qëndrueshëm përveç Edi Ramës. Ja kanë lënë gjithë skenën kryeministrit aktual, e për vete kanë marrë shishet me benzinë dhe nuk duan t’ja dinë çfarë ndodh nesër. Reklamë më të mirë për Ramën zor se bën dot kush në këtë vend!

Në të mirë ose në të keqe, evropianët kanë rastin të kuptojnë se instikti i vjetër autodestruktiv që mbijeton tek opozita shqiptare, hedh në fakt në erë urat e bashkëpunimit të nesërm të kësaj opozite me ndërkombëtarët. Kanë rastin të kuptojnë se nëse do ju duhet t’i bien telefonave të opozitës në një moment urgjence, s’do t’ju përgjigjet askush pasi do të jenë rrugëve apo duke u marrë me revolucione imagjinare.

E ndërsa Berisha është i qartë në pakthyeshmërinë e statusit të vet si person i padëshërueshëm për dy prej shteteve më të mëdha të Perëndimit që nuk do të jenë nesër formalisht në Tiranë, ai po ju jep edhe të tjerëve në Evropë mesazhin se nuk di të vlerësojë dhe të vetëpërmbahet as përballë situatave shumë të veçanta siç është Samiti i 6 dhjetorit. Dëshëron jo të protestojë, por thjesht të sfidojë në mënyrë inatçore. Ky është mesazhi i tij real për Samitin.

Duke u përpjekur ta shesin Edi Ramën si djepin e shejtanit dhe si simbolin e gjithçkaje të keqe që i vjen ndërmend një njeriu, krerët e opozitës nuk ju shpjegojnë dot njëherësh shqiptarëve sesi të gjithë këta liderë të kontinentit mblidhen pikërisht në shtëpinë e “Lugatit”. Nuk arrijnë dot të shpjegojnë diçka që në fakt është e pashpjegueshme. Sepse Evropa e Bashkuar ka një standart krejt tjetër sjelljeje ndaj burrave të këqinj: kur i konsideron të tillë nuk ju shkel në derë, i bojkoton! Jo se Rama është ndonjë shenjt, aspak e vërtetë. Por kur Berisha i jep gojës pa fre kundër tij, prodhohet ai që rëndom quhet efekt bumerang. Dhe ndodh pastaj që kancelari Scholz vjen e i jep dorën në shtëpinë e tij një njeriu që ti ke sharë nga mëngjesi në darkë, pa ja vënë veshin llafeve të tua. Rezultati?! Ke bërë një vrimë në ujë! Prandaj siç thotë me të drejtë proverbi, gjuha kërkon fre, sepse kocka s’ka por kocka thyen…

Next Post
FIFA hap zyrtarisht hetim për fyerjet dhe racizmi i lojtarëve dhe tifozëve serbë në ndeshjen me Zvicrën

FIFA hap zyrtarisht hetim për fyerjet dhe racizmi i lojtarëve dhe tifozëve serbë në ndeshjen me Zvicrën

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    [. Gjithë mediat, “folin e për folin” hotelin e Fanes, ç’thotë e ç’nuk thotë “njuzstikatra” po e Fanes, ç’thotë e ç’nuk thotë “Syri” i qunit t’Sals me Qëm Pëjkn, qi kon për t’bo nomin Gjilal Mzëja me Peqi Viqilin e Luqi Boqi, me bazhibozukt e Albinit qi so tuj erdh mTiront se qashtu i ka do punë trondsishme ne ka pru qtu Vjosiçika Asmonen, ne shyqyr qi kon me se tmerren, për mos me na pa syu keq, si biqim HURDHE me xhep qi,na e ka pas fut nandaja. ]
    Kjo ishte sa për meze fillimi.
    Jo vetëm ja kalojnë KONCERTIT TË VITIT 1936, por në ditët e sotme, kafshët e pyllit, egërsirat Sali Berisha dhe Ilir Metaj (I.M), kanë zbritë nga malet, dhe po i drejtohen qytetit, duke mos njohur asnji lloj qytetarie, që për ata, kjo fjalë, është e huaj.
    Shëndet e jetë Minxhoz.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Fshati digjet…

January 11, 2026
Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

January 11, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Nën drejtimin e Berishës, opozita rënie drastike votash, analisti: Opozita mbetet e përçarë (SHIFRAT)

January 11, 2026
Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

January 11, 2026
Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In