Pasi trajneri Giani De Biasi shpalli listën zyrtare të lojtarëve për ndeshjet e fundit në grup u pa se aty mungonte emri i mbrojtësit Mërgim Mavraj.
Mbrojtësi ka postuar një mesazh në rrjetin social Facebook duke u shprehur se bëri gjithcka, por nuk ia doli, ndërsa beson se edhe pse me mungesën e tij, ekipi do ia dalë ndaj Serbisë.
“Dita më e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqiptarët është shumë afër…
Me zemër të thyer ju njoftoj që nuk mund të jem ne fushën e lojës pavarësisht të gjithë sakrificave që kam bërë pas operacionit!
Kam sakrifikuar gjithçka muajt e fundit. Jam stërvitur 8 orë në ditë, çdo ditë për muaj me rradhë pa pushim, me synimin që të isha në fushë për Kombin kuqezi, por lajmet e këqija për mua nuk po marrin fund…
Për muaj me rradhë lashë pas dore familjen dhe shoqërinë duke ju përkushtuar synimit që kisha…
Jeta ime muajt e fundit kishte vetëm një qëllim, të isha gati për këtë ndeshje, por me dhimbje e pranoj që nuk ja dola dot.
…e megjithatë nuk jam dorëzuar sepse besimi im është shumë i madh tek djemtë kuqezinj dhe tifozë tanë që do ti tregojmë botës, pavarësisht se jemi një vënd i vogël kemi vlera të jashtëzakoshme!
#ForcaShqipëri #Nabënikrenar #MM”