• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mesazhi prekës i djalit të Berlusconit drejtuar stafit të Mediaset, 24 orë pas vdekjes së të atit

by A R
14/06/2023 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pier Silvio Berlusconi, djali i të ndjerit Silvio Berlusconi, i cili është Drejtori i Përgjithshëm i rrjetit mediatik “Mediaset”, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve, pas ndarjes nga jeta të të atit.

Ndër të tjera, Pier Silvio shkruan se, pas ndarjes nga jeta të të atit, ai do të punojë fort për të ndërtuar një grup edhe më të fortë dhe më të gjallë.

“I dashur Mediaset, ndjej nevojën t’ju shkruaj sepse e di se sa e rëndësishme ishte që babai im t’ju njoftonte dashurinë dhe krenarinë e madhe që ka ndjerë gjithmonë për shoqërinë tonë, dhe për të gjithë ne”.

Pier Silvio Berlusconi

Me këto fjalë, të transmetuara nga TG5, CEO i Mediaset, Pier Silvio Berlusconi iu drejtua punonjësve të kompanisë 24 orë pas vdekjes së babait të tij:

“Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin tim sa herë që më thoshte “Unë jam krenar për ty dhe çfarë? Po”. Dhe unë gjithmonë e kam ditur shumë mirë se ai na drejtohej të gjithëve: vetëm unë nuk mund të kisha bërë asgjë. Asgjë. Ai ishte një njeri që dha shumë, shumë. Që krijoi shumë, vazhdon Pier Silvio Berlusconi. Dhe ai gjithmonë e ka konsideruar kompaninë tonë si krijesën e tij të dashur. Babai im, themeluesi ynë, ju ka dashur gjithmonë të gjithëve, një nga një”.

Pier Silvio Berlusconi

Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv të Mediaset përfundon me një mendim që synon të ardhmen, i cili do të duhet të trajtohet në vazhdimësi me atë që ka bërë Silvio Berlusconi:

“Dhe tani detyra jonë është të ndjekim gjurmën e tij të pashlyeshme, punën, punën, punën. Me entuziazëm dhe respekt. Sot duhet të shikojmë përpara dhe të angazhohemi edhe më shumë, gjithnjë e më shumë. Duhet të ndërtojmë një grup edhe më të fortë dhe më të gjallë. Duhet ta bëjmë për Mediaset. Duhet ta bëjmë për të gjithë ne. Por mbi të gjitha duam ta bëjmë për të. Të përqafoj fort. Ti je në zemrën time, Pier Silvio”.

Pier Silvio Berlusconi

Kujtojmë se Silvio Berlusconi, miliarderi me stilin pompoz dhe ish-kryeministri italian që dikur e kishte përshkruar vetën si Jezu Krishti i politikës, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, në spitalin e San Raffaele në Milano.

Berlusconi, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore, ishte diagnostikuar së fundmi me leucemi, dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar prej pak ditësh, pas daljes nga spitali në muajin maj.

I konsideruar për shumë kohë si figura më shumëngjyrëshe e politikes italiane, ishte 4 herë kryeministër nga viti 1994 deri në 2011, dhe udhëhoqi Italinë për 9 vite, më shumë se kushdo tjetër që prej kohës së diktatorit fashist Benito Musolini.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In