Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës, 11-vjeçarit i cili ndodhet ende në kampin Al-Hohl në Siri, ka prekur me anë të një lutje drejtuar shqiptarëve për djalin e tij.
Afrimi ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë që Alvini sapo të kthehet pranë familjes të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor pasi ka nevojë dhe për këtë arsye ai ka hapur edhe një llogari bankare.
Ndër të tjera Afrim Berisha shkruan se që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, telefonatat e mesazhet kanë qenë pafund ku njerëzit i kanë ofruar edhe dhurata.
Postimi i plotë i Afrim Berishës:
Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!
Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenëzim është përballuar nga familja.
Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë.
Intestazione: 6230518 Manidipace per Alvin
Iban: IT76K0521622902000000004577
Bic Sëift: BPCV IT 2S 070
P.S. Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Lecco e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit.
Afrim Berisha ka marrë dhe një premtim nga qeveria shqiptare duke i thënë se do të bëjnë të pamundurën për ta kthyer Alvinin pranë familjes.
g.kosovari