Teksa sot pritet të zhvillohen zgjedhjet në katër komuna serbe në Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka ftuar banorët serbë që të marrin pjesë masivisht në votime.
Kjo thirrje sipas tij bëhet me qëllim që të gjithë qytetarët të tregojnë vullnetin se sa realisht e duan dhe e admirojnë shtetin e Serbisë.
“Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiç për televizionin serb “Pink”./ i.h