• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Vuçiç në krahë të Ramës e Zaevit: Nëse nuk hapen negociatat, s’është faji qytetarëve, por i BE-së

by Java News
10/10/2019 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Alexandar Vucic, tha se ai shpreson që Bashkimi Europian të nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Shpresoj që BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe nëse kjo nuk ndodh, dua t’u them qytetarëve që nuk është faji i tyre pasi BE ka arsye të veta të brendshme”, tha Vucic.

Sa i përket marrëveshjes së cilësuar si Mini Shengeni ballkanik, Vucic tha se ajo do të bazohet në katër pika: lëvizjen e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

“Shumë do ta quajnë këtë takim një takim revolucionar dhe, pavarësisht se nuk mendoj që është i tillë, mendoj se është me shumë rëndësi për vendet tona. Dokumenti që do të shihni mbështetet në zbatimin e katër lirive kryesore që janë të gjithëpranuara ndërkombëtarisht e të nxitura nga Bashkimi Europian”, tha Vucic.

“Njerëzit në vendet tona meritojnë një të ardhme më të mirë, standarde më të mira jetese dhe norma më të ulëta papunësie.  Synimi ynë është që deri në fund të vitit 2021 të krijojmë kushtet duke shfrytëzuar maksimalisht ID për të kaluar kufirin me Shqipërinë, por pas takimeve të mëtejshme nuk do t’ju duhen pasaporta për ta bërë këtë.

Kjo do të sjellë edhe paga më të larta nëse heqim këto barriera. Këto do të lehtësojnë transportin e mallrave dhe shërbimeve. Ndoshta nuk do të jetë aq e thjeshtë me kapitalin, por do ta rregullojmë edhe këtë”, shtoi ai.

Presidenti serb tha se takimi i radhës mes tre liderëve do të mbahet në Ohër më 10 nëntor, ku palët do të vijnë me masa edhe më konkrete.

g.kosovari

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 13 Tetor 2018

Horoskopi ditor, e premte 11 tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

September 21, 2026
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

September 21, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

September 21, 2026
Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

September 21, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

September 21, 2026
Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

September 21, 2026
Thaçi nuk është Mladić

Thaçi nuk është Mladić

September 21, 2026
Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

September 21, 2026
“Drejtësi për Egli Progën”, motra e tij fton qytetarët në marshim: Stop kriminelëve!

Pas dy vitesh hetime, çështja për vrasjen e Egli Progës dërgohet për gjykim

September 21, 2026
Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com