• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Vjosa Osmanit në Kuvend: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria

by Ardit Rada
17/12/2020 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të punojmë bashkë të gjithë si dy shtete sovrane me dy flamuj por me një shpirt që kurrë nuk ka mundur askush ta mposhtë. Populli më paqedashës, më proevropian e më proamerikan dhe t’i tregojmë botës mbarë se ne mund dhe do t’ia dalim”.

Këto ishin disa nga mesazhet e fjalës së presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës në Parlamentin Shqiptar ku mbajti një fjalim të qartë dhe të fortë.

Osmani përmendi dhe traun mes dy vendeve, duke theksuar se në kohën e integrimit europian vendosja e çfarëdo barriere komunikimi mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërshqiptare.

Ndërkaq Osmani ka treguar dhe një pjesë të historisë së saj familjare, për gjyshin që vdiq nga torturat në burgjet serbe dhe vëllain e tij që u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës.

“T’i kthejmë dallimet tona në forcë për t’i shtyrë shtetet tona përpara. Kosova zonja e zotërinj nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit europian vendosja e çfarëdo barriere komunikimi mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërshqiptare. Na lini të vijmë siç deshën të parën tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do duan dhe fëmijët tanë.
Eruditi ynë i madh, Faik Konica thoshte në 1898, ‘të përpiqemi me të gjitha forcat tona, të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë ta duan Shqipërinë jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari’. Ju ftoj që të punojmë që edhe flamuri i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran për të cilin u bë luftë e drejtë çlirimtare të valojë në Kombet e Bashkuara dhe në NATO krahas atij të Shqipërisë dhe të ecë me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në BE.
Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin dhe familja ime. Gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb dhe në fund kishte vdekur nga ato tortura, ndërsa xhaxhai i nënës sime, vëllai tjetër Sulejman Vuçiterna, kryetar i Akademisë Ushtarake këtu në Shqipëri, kishte mbetur në Shqipëri, por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjeve, por e vuajtjeve në të dyja anët e kufirit është historia e mijëra familjeve shqiptare. Lë të jetë guximi i tyre, dhe i secilit shqiptar për t’u thënë jo regjimeve të dhunshme, regjimeve shtypëse udhërrëfyes për secilin prej nesh në rrugën tonë drejt demokracisë së konsoliduar e drejt një Kosove dhe një Shqipëria ku rinia jonë krenohet me vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre të zgjedhur. Ju falënderoj për mikpritjen në shtëpinë tonë të përbashkët”, deklaroi Osmani./a.p

Next Post
Komunikimi me ekspertët shqiptarë dhe turq në lidhje me pandeminë/ Rama: Garancia e kësaj lufte s’janë politikanët, por ekspertët

Komunikimi me ekspertët shqiptarë dhe turq në lidhje me pandeminë/ Rama: Garancia e kësaj lufte s’janë politikanët, por ekspertët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In